BallinaKronikeEMRI/U qëllua me silenciator pranë Piramidës, vdes në spital. Identifikohet viktima

EMRI/U qëllua me silenciator pranë Piramidës, vdes në spital. Identifikohet viktima

Ka ndërruar jetë në spital personi i plagosur pak minuta më parë te Rruga e Elbasanit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 9:00 pranë Piramidës, në një kohë me lëvizje të shumta. Personi, mbi 60 vjeç, Behar Seferi, mori dy plumba, dhe megjithëse u transportua në spital, nuk ka mundur të mbijetojë

Behar Seferi, alias Behar Sulo Sofia, mbi 60 vjeç, ishte nga Lapardhaja e Beratit, por banues në “Rrugën e Qelqit” në Kombinat.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një person të njohur për policinë.

Kamerat e sigurisë do të jenë dhe ‘çelësi’ për t’i dhënë zgjidhje kësaj ngjarje të rëndë, që i mori jetën Seferit, ku do të bëhet e mundur zbardhja e dinamikës së krimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular