BallinaKryesoreNard Ndoka komenton rikthimin e Jozefina Topallit në politikë: Gabim, cikli i...

Nard Ndoka komenton rikthimin e Jozefina Topallit në politikë: Gabim, cikli i saj është mbyllur

Në këtë episod të “Jashtë Loje” i ftuar ishte kryetari i PDK-së, Nard Ndoka.

Kur u pyet lidhur me zonjën Jozefina Topalli, e rikthimin e saj në politikë, ai tha se e konsideron gabim të Topallit.

Sipas Ndokës, politika ka një cikël që vjen dhe mbyllet “dhe cikli i saj është mbyllur”.

“Këtë e konsideroj gabim të zonjës Topalli. Përtej zërave të tjera, politika ka një cikël që vjen dhe mbyllet. Pra cikli i saj është mbyllur. Ajo nuk mund t’i jap më politikës së re. Zonja Topalli mund t’i jepte politikës shqiptare si kontribut e vlerë si një ekperiencë, por nuk e ndërtoi profilin e vet që të jetë në pjesën e vështirësisë që të bëj një egoizëm të shfrenuar edhe me raportin që pati me zotin Basha. Topalli ishte një prodhim për hir të së vërtetës e zotit Berisha”, tha ai.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular