BallinaAktualitetBerisha: 2021-shi ka gjysmën e vdekjeve krahasur me 2020, Rama kalon mbi...

Berisha: 2021-shi ka gjysmën e vdekjeve krahasur me 2020, Rama kalon mbi kufoma për të mohuar të vërtetën

Në një intervistë për Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se në dy muajt e parë të vitit ka pasur 50% të gjithë vdekjeve të vitit 2020 me Covid.

Berisha: Në vitin 2020 statistikat tregojnë se vendi ynë kishte 6300 vdekje më shumë. Me këtë numër vdekjes ne renditeshim pas Meksikës dhe Perusë. Vendi ynë për vdekshmëri të tepërt kalon me 2 herë Kosovë, 2.8 herë Serbinë. 6-7 herë Greqinë.

Sot situata është më dramatike. Në dy muajt e parë të vitit, sipas statistikës së manipuluar të xhahilit të Surrelit, ne kemi 600 vdekje. Pra në dy muaj kemi 50% të të gjitha vdekjeve që ata kanë informuar për vitin 2020, kur kanë thënë se janë 1100 vdekje. Por të shumëzuara me 5.2 ato dolën 6300 vdekje. Nëse këto 600 i shumëzojmë me 5.2 kemi rreth 3000 vdekje në këto 2 muaj.

Rama i merre vetë të gjitha vendimet në funksion të karriges së tij. Ai vetë tha se jemi më mirë se të gjithë vendet e zhvilluara dhe tani del më keq se gjithë të tjerët. Ai do të fshehë. Ai mund të kalojë mbi kufoma dhe të mos e pranojë të vërtetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular