BallinaOP EDSa nga kriteret ligjore ploteson Brunilda Bekteshi ne detyrën që ajo ushtron...

Sa nga kriteret ligjore ploteson Brunilda Bekteshi ne detyrën që ajo ushtron si Komisionere e KPK?

Nga Bujar Hoti
Brunilda Bekteshi,e cila sot  ushtron funksionin e komisioneres ne KPK dhe merret me rivlersim e gjyqtareve dhe Prokuroreve,nuk plotesonin kushtet dhe kriteret e parashikuara ne ligjin Nr.84/2016,”Per rivlersimin kalimtar te gjyqtareve dhe prokurore ne Republiken e Shqiperise”,për  të qëne antare.
Para se të japim provat dhe argumentat perkatëse për komisioneren Brunilda Bekteshi,paraprakisht do sjell në vemëndje kushtet dhe kriteret kushtetuese ligjore,për të qëne antar i organeve te rivlersimit.
Konkretisht,sipas ketyre dispozitave kushtetuese dhe ligjore,citohet se;
Në pikën 5 të nenit “C”, “Dispozita të përgjithshme për Komisionin dhe Kolegjin e Apelimit” të Aneksit të Kushtetutës,të titulluar“Rivlerësimi kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, parashikohet se;“Anëtarët e Komisionit dhe gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit kanë arsim të lartë juridik dhe jo më pak se 15 vjet përvojë si gjyqtar,prokuror,lektor i së drejtës,avokat,noter, jurist i nivelit të lartë në administratën publike,ose në profesione të tjera ligjore që lidhen me sistemin e drejtësisë.Kandidatët për anëtarë të Komisionit dhe gjyqtarë të Kolegjit nuk duhet të kenë qenë gjyqtarë,prokurorë ose këshilltarë ligjorë apo ndihmës ligjorë gjatë dy vjetëve të fundit përpara kandidimit.Kandidatët nuk duhet të kenë mbajtur funksione politike në administratën publike dhe funksione drejtuese në partitë politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit”
Në nenin 6 të ligjit 84/2016 përcaktohet:
Anëtar i Komisionit dhe gjyqtar i Kolegjit të Apelimit zgjidhet shtetasi shqiptar që plotëson kriteret e mëposhtme: a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave,të parashikuar me ligj;
b) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar,prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administrative ose sfera të tjera të së drejtës;
c) të ketë marrë një vlerësim të lartë për aftësitë e tij profesionale,etike dhe integritetin moral të tij,nëse u është nënshtruar vlerësimeve të mëparshme;
ç) nuk ka ushtruar funksione politike në administratën publike ose nuk ka mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 viteve të fundit;
 d) ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi,për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje,ose të mos ketë qenë subjekt i ndalimeve të parashikuara në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
dh) ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna,ose ndonjë masë tjetër disiplinore,e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit në momentin e aplikimit;
e) nuk ka qenë anëtar,bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit “Mbi të drejtën e informimit me dokumentet e ish-shërbimit të sigurimit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
ë) nuk ka qenë gjyqtar,prokuror,këshilltar ligjor ose ndihmës ligjor gjatë dy viteve të fundit përpara kandidimit;
f) nuk ka qenë anëtar i Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë,ose ekspert i caktuar nga partitë politike,si dhe Ministri i Drejtësisë;
  g) nuk është më shumë se 65 vjeç;
gj) zotëron shumë mirë gjuhën angleze.
Përmbushja e kritereve të mësipërme vlerësohet duke marrë në konsideratë në veçanti të dhënat si më poshtë:
a) titujt shkencorë në fushën e së drejtës;
b) përvojë të veçantë të kandidatit në sfera të caktuara të së drejtës;
 c) vjetërsinë në profesion;
ç) përvojën studimore dhe profesionale jashtë shtetit shqiptar;
 d) notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri,ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave,të parashikuar me ligj.
Rrethanat  faktike te pretenduara nga aplikantia Brunilda Bekteshi
              Referuar dokumentit CV te depozituar nga komisioneria Brunilda Bekteshi ne cilesine e aplikantes,verehet,se ;
Punesimi ;
 Datat Tetor 2016 e ne vijim(“OSHEE”,sh.a Tirane).
Datat;Korrik 2015 e ne vijim(“OSHEE”,sh.a Tirane).
Datat  Mars 2015 e Korrik 2015 (“OSHEE”,sh.a Tirane).
Datat Nentor 2014 –Mars 2015 (“OSHEE”,sh.a Tirane).
Datat Prill  2013-Nentor 2014 (“OSHEE”,sh.a Tirane).
Datat 2009-2012 (“CEZ”,sh.a Tirane).
Datat 2008-2009 Ministria e Puneve te Jashtme,Ambasada Shqiptare  ne Turqi.
Datat   2001- 2008 (“KESH”,sh.a Tirane).
Datat   2000- 2011-Avokatë-Studio Ligjore.
Datat   1996- 2000-Diplomimi –Fakulteti i Drejtesise Tirane.
Datat   1992- 1996-Shkolla e  mesme e pergjithshme.
Datat   2003-Certifikimi si avokate.
             Nderkaq,nga verifikimet e kryera dhe dokumentacioni zyrtar administruar nga kuvendi, rezulton,se ;
– Sipas vetetimit te dates 09.02.2017.me Nr.prot,”Ekstra”,i cili vjen ne kundershtim me te dhenat e parashtruara ne CV e aplikantit dhe nuk evidenton sakte detyrat qe realisht jane kryer ne kohe,si dhe vitet per çdo pozicion te punes,por me nje permbajtje formale,citohet,se ;”Brunilda Bajram Bekteshi,eshte punonjese prane OSHEE,sh.a,nga data 02.12.2001 e ne vazhdim ne detyrë aktualisht“Shefe Sektori”prane Divizioni i Administrimit te Korporates”.
*Sipas vetetimit te dates 24.03.2017.me Nr.prot,”Ekstra”,rezulton,se ;
Informacioni qe jep kjo prove,nuk eshte shterrues,pasi jep faktin,se;”Znj Brunilda Bekteshi,nuk ka mase disiplinore ne fuqi”,por jo informacion per performancen ne pune.Per me teper,ajo qe bie  ne sy,eshte se te dy vertetimet te perpiluar nga i njejti institucion dhe te neneshkruara  nga i njejti person,ato jane leshuar mbi bazen e nje autorizimi,te cituar dhe ne shkrese,(vertetimi leshohet mbi bazen e autorizimit te posaçem nr,15560/6,prot,date 09.02.2015).Ky autorizim daton,para hyrjes ne fuqi te ligjit Nr.84/vitit 2016.
 Nga pyetja ne Komisionin AD Hoc,date 02.06.2017,(faqe 32-34 te procesverbalit),per përzgjedhjen e anëtareve te Kolegjit te Apelimit,rezulton se aplikantia Brunilda Bekteshi,ka deklaruar të dhëna kontradiktore,mbi kohëzgjatjen e mardhënjes se punes prane OSHEE-se.Kur ështe pyetur nga deputetet,per kohen e punes,nje herë pretendon per 15 vjet pune.Pasi ështe shprehur deputeti,se;“Keni 15 vjet pune”,aplikantia eshte pergjigjur,”Më shumë 16 vjet”. Dhe menjëhere pas nderhyrjes se nje deputeti tjeter,që ka bërë sqarime rreth aplikantes se;”Ajo ka punuar ne Ministrine e Jashtme”.Veç kesaj deputetja i ka kërkuar aplikantes Brunilda Bekteshi,se;”A mund te na thoni ndonje gje me tepër ?”.
               Aplikanti Brunilda Bekteshi,harron se;kishte pohuar,per vite pune me shume se 16 vjet,shprehet,se ;”Ne pervojen time 15 vjeçare jame marre ….”
Kjo periudhe eshte e dyshimte edhe per faktin se  bie ne kundershtim edhe me vete te dhenat e Komisioneres Brunilda Bekteshi,e cila ka deklaruar se brenda kesaj  periudhe kohe ka qene konsulle ne Turqi,per shkak te funksionit te  bashkeshortit.
Nuk sqarohet nese ne mbivendosjen e kohes ka punuar  ne Shqipëri apo me familjen ne Turqi ?
Ne CV,nuk jane te saktesuar dhe te dhënat per ushtrimin e profesionit te avokatit,ku pretendohet se;”ky profesion ështe ushtruar nga viti 2000 deri ne vitin 2011.Pamvarsisht mungeses te anës dokumentare,per qenien aktiv te aktivitetit,për pagimin e taksave si avokate,për kohen e pretenduar nga aplikantija,ky fakt vjen edhe ne kundërshtim me kohen e marrjës se licenses,për të ushtruar kete profesion,ne vitin 2003,ku ligjerisht ky aktivitet,nuk mund te ushtrohej para ketij viti.Kjo periudhe kohe e konsideruar si ushtrim i profesionit te avokatit,jo vetem qe ështe ne pamundesi objektive per ta ushtruar ate,pasi nuk kishte dhëne akoma provimin,por edhe vjen ne kundershtim edhe me detyrat shtetrore te pretenduara,se jane kryer nga znj.Brunilda Bekteshi,duke qene ne konflikt te hapur  interesi,(Per vitin 2003-2011),
Perfundimisht,nga analiza dhe vlersimi i ketyre dokumentave te sipërcitura konstatohet lehtësisht se znj,Brunilda Bekteshi nuk përmbush kriterin e vjetërsise ne pune.Rezulton se ajo ka mbivendosje ne kohë dhe haptësire,vëndin e punës,vitet e punës dhe kohën e qendrimit,në  punë.Ajo nuk mund te ndodhej ne Ambasaden tonë në Turqi dhe njëherazi dhe në shtetin Shqiptar.
      E gjithe kjo analizë e fakteve për komisioneren Brunilda Bekteshi,e bën te dyshimtë dhe jo te  besueshme,se ajo plotëson kriterin e përvojes se punes,jo me pak se 15 vjet.
-Si konkluzion ;znj.Brunilda Bekteshi nuk plotëson kushtin e zgjedhshmërisë të parashikuar në gërmën b) të pikës 1 të nenit 6 të ligjit 84/2016 të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar,prokuror,avokat, profesor i së drejtës,nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administrative ose sfera të tjera të së drejtës.
 -Brunilda Bekteshi, nuk ka perfunduar ciktin e dyte te studimeve në këto kushte ajo nuk përmbush kriterin e parashikuar në germen a) të pikës së parë të nenit 6 të ligjit 84/2016,pra studimet universitare për drejtesi me diplome“Master i shkencave”në Shqipëri,ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj.
            Në dosjen e dorëzuar prej saj pranë Avokatit të Popullit dhe e paraqitur më pas në kuvend  rezulton se;znj.Brunilda Bekteshi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranes,në vitet 1995 – 1999.Nuk provohet se ajo ka  tituj shkencorë në  fushën e së drejtës,nuk ka ndonjë eksperiencë të veçantë në ndonjë fushë të së drejtë,si detyrim ligjor dhe  kriter,per  tu zgjedhur si antar i Institucioneve te rivlersimit.
 znj;Brunilda Bekteshi,nuk ka nje vlersim bindës dhe objektiv në këto kushte ajo nuk përmbush kriterin e parashikuar në germen c) të pikës së parë të nenit 6 të ligjit 84/206,qe;“Te kete marre  nje vlersim te larte per aftesite profesionale”
           Në dosjen e dorëzuar prej saj pranë Avokatit të Popullit dhe e paraqitur më pas në kuvend  rezulton se; znj.Brunilda Bekteshi ka dy vlersime ne kohe te ndryshme,per ;
 -Periudhes nje vjeçare 01.01.2011 deri me date 31.12.2011.
-Vlersim per periudhen Korrik-Dhjetor 2015.
        Vlersimet e aplikantes Brunilda Bekteshi jane formale dhe jo bindes,si ne forme dhe ne permbajtje,kur konstatohen elemente mbi te cilat eshte  konkluduar ne performancën e punës.
Periudha nje vjeçare e vlersimit nga drejtoria NTL ne departamentin NTL,ështe periudhë,paksa e  largët me kohen e kaluar deri ne proceduren e aplikimit.Vlersimi i periudhës Korrik-Dhjetor 2015,koha ështe shumë e shkurtër,bazuar ne procedurat ligjore,mbi te cilat është pretenduar se ështe arritur ne konkluzione,duke mos patur te dhëna,për nje vlersim objektiv dhe ligjor.Në themel vlersimet,njera në kohë të largët dhe tjetra te një kohe të mevonshme,si dhe jo në vazhdimësi,nuk bindin  në themël te tyre,për një vlersim real te aplikantit.Kjo edhe për faktin se subjektet vlersuese nuk provohet se i përkasin  fushes për të cilen kërkohet vlersimi i aplikantes dhe që ajo ka konkuruar.Siç parashtruam dhe me lart,per gjate vitit 2011,ajo ka vetdeklaruar se ndodhej ne shtetin Turk.
         -Brunilda Bekteshi, nuk vërteton se njehë mire,gjuhen angleze,në këto kushte ajo nuk përmbush kriterin e parashikuar në germen gj)të pikës së parë të nenit 6 të ligjit 84/206,qe;“Zoteron shume mire  gjuhen angleze”
Në dosjen e dorëzuar prej saj pranë Avokatit të Popullit,dokumentat e administruara për gjuhën e huaj,evidentohet se aplikantia,ka dorzuar vetëm nje“CERTIFIKAT”,lëshuar me date;23.05.2000 nga“Qëndra Mesimore për Kurset e Gjuheve te Huja”,Tirane,e nivelit “Elementary”.
Kjo certifikate nuk i përgjigjet kritereve ligjore,për zoterimin e gjuhës angleze “Shumë mirë”.
Edhe për këtë kriter te ligjit,aplikantja Brunilda Bekteshi,nuk plotëson kushtet  ligjore të tij.
         -Brunilda Bekteshi, nuk vërtetohet se ka notën mesatare jo më pak se 8,në këto kushte ajo nuk përmbush kriterin e parashikuar në gërmen d)të pikës së dyte të nenit 6 të ligjit    84/206,qe;“Notën mesatare jo me pak se 8”
             Në dosjen e dorëzuar prej saj pranë Avokatit të Popullit  ne dokumentat e administruara,aplikantja Brunilda Bekteshi,diplomimit te saj ne Fakultetin e Drejtësisë Tirane,nuk i ka bashkëlidhur listen e notave,fakt,që ngre dyshime se ajo nuk e plotëson kriterin ligjor,për noten mesatare jo me pak se “8”.
E ka kuptuar se duhet dorzuar diploma,por asaj nuk i ka bashkëlidhur listen e notave.
Mangësia e këtij dokumenti si nje detyrim në paraqitjen me të gjithë dokumentat e tjerë,nuk e përjashton këtë aplikante në vlersimit e të gjitha kritereve,por perkundrazi i kompromenton ata qe e kane zgjedhur dhe ka hije dyshimi në objektivitetin e konkurimit.
  Për sa me siper,verehet dukshem,se nga Znj.Brunilda Bekteshi,nuk plotësohen kiteret,e vjetërsisë në punë,aftesisë profesionale,mesataria e notes mbi 8,gjuha Angleze dhe mastër shkencor.
        Për faktin e mosplotesimit,nga komisioneria Brunilda Bekteshi,të disa nga krieret kryesore te ligjit,natyrshëm lind pyetja,se;
Cilat jane kriteret ligjore dhe joligjore qe kanë çuar në perzgjedhjen e kesaj kanditate ?
   (Ajo ështe shume larg asaj qe parashikon ligji,apo edhe ne raport me komisioner te tjere,që nuk plotesojne te gjitha kriteret,por që nuk jane kaq zbuluar).
Vlersimi i kesaj komisionere dhe nese eshte objektiv,”profesionalizmi” i saj nuk ka lidhje me detyren që aktualisht kryen komisionerja Brunilda Bekteshi,pasi ky vlersim,nuk ështe brenda kornizes e natyres se punes.Ajo si komisionere,ështe ne pamundesi objektive,për të dale mbi nivelin e nje punonjese te thjeshtë te administrates,qe lidhen me natyrën e vendit te punes qe ka kryer me pare.
Vlersimi i nje juristi sektori,si ne rastin konkret,është  bërë  në përformancen e saj nga një person,epror dhe logjikisht ështe i qarte,formaliteti dhe pesha e këtij vlersimi.Kjo pa lene jashte vemendjes dhe mënyren,se si ështe vlersuar,nje formalitet i sforcuar.
Niveli profesional i komisioneres,Brunilda Bekteshi,shkon deri ne stadin e nje urdheri administrative,i cili mund të jetë objekt i kundërshtimeve ne gjykate,i nje kallzimi penal për vepra penale te rendomta,(vjedhje e energjisë elektrike,lidhje dhe rilidhje të energjisë),kopetencë dhe konstatim kryesisht e veprimeve te stafit teknik,apo ne fazën e ekzekutimit,për vjeljen e gjobave,tituj ekzekutiv,që mbeten në kuadrin e ketij objekti.Në përgjithësi nga këta jurist,është pretenduar se insitucioni që ata përfaqësojnë,gjithmon ka të drejtë,(duke mos çarë kokë se ç’farë thote ligji,por duke i kushtuar rëndesi pagës së vendit te punës).
   Ky qëndrim nuk na thotë asgjë për një nivel profesional juridik,në stadin e një komisioneri të beshueshëm,kopetent dhe të pavarur.
Në të gjithë karieren e saj,(bazuar ne CV),komisioneria Brunilda Bekteshi,nuk ka patur mundesi dhe forcë,për te dalë nga rrjeshti i komanduar i eprorit,bazuar dhe në aktet nënligjore,ku është mbeshtetur kryesisht,puna e përditeshme,si dhe në ndikimin e instiktit të ruajtjes së vëndit të punës.
Ajo nuk ka mundësi,forca dhe as motiv,që të dalë nga vetvetja,sa kohë që edhe ana formale,“De jure”,është larg te qënit komisionere pa folur për atë realen.
          Brunilda Bekteshi në të gjithë karieren e saj,ka konsideruar ligj,kryesisht, aktet nënligjore,brenda guackës së eprorëve dhe nuk ka provuar të hecë me këmbët e saj,ne përballje me mundësine e zbatimit të ligjit,kudo qoftë  fusha e saj.
           (Në kuptimin figurative,Ajo ka qënë gjithmon fotokopje e eprorëve,por jo kopje orgjinale e vetvetës)
Përballja,është,sa qesharake  aq dhe e trishtë,në njeren anë,minoren e kureshtar në zbatimit te ligjit dhe në anë tjeter,të përgjegjshëm dhe profesionist.
                Në këtë dukuri përballje,fillimi dukej si komedi,por me sa duket do të përfundojë,në tragjedi.
Duke shkruar këtë artikull,më erdhi në mëndje,“Fabula” e Dritero Agollit,të “Kalit me Gomarin”.
Aftësia profesionale dhe siguria në to,veç të tjerave,nxjerr në pah dhe forcen e karakterit të gjithë secilit prej nesh.Marrja përsipër e nje pune,qe nuk je i aftë ,për ta kryer,pasi të mungon profesionalizmi,duke qëne i pasigurtë,finalizohet  ne prirjen per tu komanduar nga te tjerët.
(Produkti i punës të kësaj natyre njerzish,në gjuhën juridike,do ta quaja;”Burim rreziku të shtuar”.)
Komisioneria Brunilda Bekteshi, nuk ka mundësi te ngrihet mbi aftësitë e saja profesionale dhe te japë me tepër,seç ka, që rezulton në CV-e saj.
Një gjë e tillë do te ishte objektivisht e pamundur.
(Ku konstatohet se intai,ështe shume i madh,ndërsa takati,(profesionalizmi),nuk rezulton në të njëjten shkallë.Me sa duket rezulton medoda e kompensimit).
Jo pa qëllim ligjëvënësi në këtë detyrë,si komisionere,ka parashikuar plotësimin detyrimisht të disa kritereve.Përmbushja e të gjitha kritereve,krijon besimin dhe mundësi,që personat e zgjedhur si komisioner,të kryejnë drejte dhe me objektivitet detyrën dhe rezultatet,nuk ka se si të mos jenë positivë,në zbatimin e ligjit,”Për vlersimin kalimtar te gjyqtarëve te Prokurorëve”.
Vetëm pranimi për të kryer një detyrë,pëte cilen  nuk jane aftësitë,tregon për mungese të integritetit moral dhe të papergjegjshmerise,me prirje për avatura.
Komisioneria Brunilda Bekteshi nuk ka asnjë lidhje me detyrën që ajo ushtron,po të bazohesh veç te tjerave,në deklarimet e saj para komisionit Ad Hoc,ku është prezantuar,deri diku,niveli i saj profesional dhe orjentimi me ligjin.
                Konceptet e saj,për ligjin dhe deklarimet në komision,tregojnë sigurinë e pashpjegueshme në konkurim,ne raport me të dhënat personale,se përse ajo duhet të ishte antare e KPK apo dhe e KPA.(pozicione për të cilat ka konkuruar).
       Këtë e kanë patur të qartë që në krye të herës dhe vetë antarët e komisionit Ad Hoc,të cilët kane komunikuar me të
Karriera e saj “profesionale” dhe” akademike”,fillon dhe mbaron brenda pragut të Kompanisë( CEZ apo OSHE), nga e cila nuk na rezulton asgjë profesionale në nivelin e një juriste të zakonsheme.
           Në këtë logjikë,çdo kulturë juridike apo precedënt gjyqsor,jashte kësaj kompanie,me sa duket për komisioneren ështe fushë e panjohur.
  Durres,me 23 Shkurt 2021.
Subjekti i rivlersimit
Bujar     Hoti

 


spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular