BallinaAktualitetVrasja e 22 intelektualëve nga diktatura/Basha: Sakrifica e tyre do na shërbejë...

Vrasja e 22 intelektualëve nga diktatura/Basha: Sakrifica e tyre do na shërbejë gjithmonë si përkujtesë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka përkujtuar 70-vjetorin e vrasjes pa gjyq i 22 intelektualëve nga diktatura. Sipas Bashës, “sakrifica e tyre do të na shërbejë gjithmonë si përkujtesë se rrugën eurpiane të Shqipërisë te cilën na takon ta mbrojmë me çdo kusht”.

MESAZH

Si sot, 70 vite më parë regjimi gjakatar i diktaturës komuniste të Enver Hoxhës ekzekutoi pa gjyq dhe me akuza të falsifikuara 22 intelektualë. Arsyeja e vërtetë e këtij krimi ishte frika e regjimit nga forca, formimi dhe reputacioni i shkollimit të tyre në akademitë dhe shkollat më të mira perëndimore

Sot ne i kujtojmë me dhimbje dhe respekt Ali Qoralliun, Anton Delhysën, Gjon Temalin, Fadil Dizdarin, Gafurr Jegenin, Haki Kodrën, Hekuran Trokën, Jonuz Kaçelin, Luka Rashkoviçin, Manush Peshkëpinë, Mehmet Ali Shkupin, Myftar Jegenin, Niko Lezon, Pandeli Novën, Petro Konomin, Pjerin Guraziun, Qemal Kasoruhon, Reiz Selfon, Sabiha Kasimatin, Tefik Shehun, Thoma Katundin dhe Zyhdi Herrin.

Sakrifica e tyre do të na shërbejë gjithmonë si përkujtesë se rrugën europiane të Shqipërisë na takon ta mbrojmë me çdo kusht. Ata që e ndërprenë këtë rrugë përpara 70 vitesh dhe të tjerë që duan ta pengojnë sot, do të humbin dhe Shqipëria europiane do të fitojë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular