BallinaAktualitetCOVID 19/Komiteti vendos të hënën masat e reja. Ja çfarë pritet....

COVID 19/Komiteti vendos të hënën masat e reja. Ja çfarë pritet….

Koraqi: Mund të ulet kufizimi i lëvizjes dhe shkollat të gjitha online

Ecuria e pandemisë gjatë kësaj jave në Shqipëri do të jetë vendimtare për ndryshimin e masave. Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet të hënën për të marrë një vendim.

Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Andi Koraqi tregon se cilat janë masat që mund të ashpërsohen nëse rritet numri i të infektuarve dhe atyre që kërkojnë shërbim spitalor.

“Do të ulet ora e kufizimit të lëvizjes dhe do të kalojmë të gjitha shkollat online. Në asnjë rast nuk do të vendoset për karantinë sepse edhe vendet që kanë kaluar në karantinë nuk kanë dhënë rezultate”.

Anëtarë të Komitetit Teknik të Ekspertëve janë shpehur disa herë me shqetësim për rritjen e numrit të viktimave e të infeksioneve dhe kanë kërkuar nga qytetarë e biznese t’i respektojnë masat, si mënyrë për parandalimin e përhapjes se virusit.

Numri i të shtruarve në spitale, barometri që shërben për të vendosur ashpërsim apo lehtësim të kufizimeve, ka pësuar gjithashtu rritje gjatë kësaj jave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular