BallinaSocialeE bullizonin në shkollë, historia prekëse e vajzës që përloti gjithë shqiptarët:...

E bullizonin në shkollë, historia prekëse e vajzës që përloti gjithë shqiptarët: Kam tentuar të vetëvritem

Bullizmi është një nga fenomenet më të përhapura në botë. Madje vitet e fundit ky fenomen është përhapur shumë edhe në shkollat shqiptare.

Mbrëmjen e djeshme në programin e dashur për publikun, “Dua të të bëj të lumtur”, u trajtua historia e Paolës. Ajo është një vajzë adoleshente nga Lezha, e cila për 3 vite është dhunuar psikologjikisht nga shoqëria e saj.

Ishte nëna e saj, e cila e kishte ftuar në studio që të rrëfenin historinë e tyre të dhimbshme. Liljana tregoi se si ishte njohur me babanë e vajzës, e më pas ishin martuar.

E bullizonin në shkollë, historia prekëse e vajzës që

Por pak kohë pas martesës, ai kishte filluar që të ushtronte dhunë fizike mbi të, e si pasojë Liljana kishte vendosur që të ndahej me të.

Ndërkohë arsyeja se pse shokët dhe shoqet e klasës kanë bullizuar Paolën është gjendja e saj ekonomike, mënyra e jetesës, puna që bënte Liljana, ndarja nga jeta e babait.

E bullizonin në shkollë, historia prekëse e vajzës që

E gjithë kjo ka bërë që Paola të mendonte edhe të vetëvritej. Vajza gjatë programit rrëfeu vështirësitë dhe pengesat që ishte detyruar të kalonte:

“Kam rënë pre e bullizmit shumë e vogël dhe u lëndova shumë. Më lëndonin, më përbuznin për fatkeqësitë që më kishin ndodhur në jetë. Pavarësisht përpjekjeve të mia që ata të ndalonin, kjo gjë nuk ndodhi kurrë. Jeta më dukej e kotë, sepse askush nuk po më përkrahte, aq sa arrita të mendoja vetvrasjen”.

E bullizonin në shkollë, historia prekëse e vajzës që

Ndërkohë e ftuara surprizë ishte këngëtarja Mariza Ikonomi, e cila i dha Paolës një mesazh duke e lidhur me historinë e saj:

“Ne në jetë zhgënjehemi nga shumë njerëz, por kurrë mos e humb besimin në vetvete. Teksa dëgjoja historinë tënde m’u kujtua vetja ime, sepse dhe në fillimet e mija njerëzit më paragjykonin për zërin, por sot e shoh si një veçanti, prandaj kurrë mos hiq dorë!”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular