BallinaAktualitetEMRAT/Zbulohen 3 kandidatët e PS në qarkun e Kukësit, Rama kandidon aktorin...

EMRAT/Zbulohen 3 kandidatët e PS në qarkun e Kukësit, Rama kandidon aktorin e njohur në Tropojë

Kur na ndajnë vetëm 55 ditë nga zgjedhjet, partitë politike kanë nisur të zbulojnë edhe emrat e kandidatëve për deputetë.

Sipas Report TV, 3 kandidatët që do të konkurrojnë për PS-në në qarkun e Kukësit, janë Gerta Duraku, Petrit Malaj dhe Adem Lala.

Gerta Duraku e lindur në Kukës, jeton në Tiranë do të përfaqësojë PS në qarkun e Kukësit. Ajo është vajza e Shyqyri Durakut, biznesmenit dhe ish-deputetit të Kukësit në vitet 2001-2005, e cila do të kandidojë për të kërkuar votën e kuksianëve për socialistët.

Në Tropojë do të kandidojë aktori i njohur, Petrit Malaj. Edhe pse jeton e punon në Tiranë, Malaj duket se është një zgjedhje e Ramës për të mbledhur sa më shumë vota.

Ndërkaq në Has do të kandidojë kreu aktual i PS-së në Has, Adem Lala. Ky pritet të jetë i 3-ti në listën e PS-së në qarkun e Kukësit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular