BallinaAktualitetDel klipi zyrtar i këngës së Anxhela Peristerit, “Karma” i ripunuar dhe...

Del klipi zyrtar i këngës së Anxhela Peristerit, “Karma” i ripunuar dhe vjen në shqip në skenën e “Eurosong”

Është publikuar klipi zyrtar i këngës së Anxhela Peristerit, që përfaqëson Shqipërinë në Euovision. “Karma” e saj është postuar në faqen zyrtare të Konkursit europian të këngës.

E veshur me rroba të ndryshme, klipi nis me Anxhelen, që shfaqet në një rrugë bosh, vesh fillimisht me fustan të bardhë, dhe vijon më tej me të kuq. Kënga duket qe është ripunuar nga versioni që u prezantua në muajin dhjetor.

Kënga është në gjuhën shqipe dhe në klip ka edhe portrete fëmijësh. Klipi mbyllet me Anxhelen që përballet me vetveten. Komentet janë të ndryshme në faqen në “Facebook” të Eurovizionit. Disa prej tyre pëlqejnë më shumë versionin e dytë, disa mbeten më të lidhur me versionin e muajit dhjetor.

 

 

Analiza vijnë edhe për pjesën e parë dhe të dytë të këngës. Disa prej komentuesve kërkojnë më shume elemente shqiptare në këngë, ndërsa të tjerët janë të kënaqur me energjinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular