BallinaKryesoreKomisioneri Europian për Zgjerimin Varhelyi: Zgjedhjet, provë për funksionimin e demokracisë”,

Komisioneri Europian për Zgjerimin Varhelyi: Zgjedhjet, provë për funksionimin e demokracisë”,

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi u shpreh sot ndonëse sfidat për Shqipërinë janë panumërta, kjo për shkak të pandemisë që ka përfshirë botën por edhe tërmetit që goditi vendin më herët, ajo ka përmbushur kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Para pandemisë Shqipërisë iu desh të përballet me një tërmet të fortë. Sfidat janë të panumërta në Shqipëria e ne shohim se po jep rezultate e po mban premtimet që ka bërë dhe po përmush kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.

Jo vetëm ka mundur ta bëjë këtë por ka dhënë rezultate në fushën e të drejtës e fusha të tjera. Kriteret janë përmbushur për konferencën e parë.” tha Varhelyi.

duke u ndalur në situatën e vaksinimit në Botë kundër Covid-19, Varhelyi konfirmoi se do vijnë në Shqipëri dozat e para nga Astrazeneca si pjesë e COVAX.

“Natyrisht që sot ne nuk flasim më për maskat, por flasim për vaksinën. Edhe shtetet tona kanë probleme që të marrin vaksinën për qyettarët e tyre. Nuk e kemi harruar Ballkanin Perëndimor. Për ne është përparësi, po punojmë edhe me COVAX e iniciativa të tjera. Do të ketë një shpërndarje të parë nga Astrazeneca në Shqipëri.” theksoi Varhelyi.

Sa i takon zgjedhjeve të 25 prillit, Komisioneri Europian për Zgjerimin theksoi se ato do të jenë një provë për të parë funknsionimin e demokracisë shqiptare.

“E dimë që së shpejti do ketë zgjedhje parlamentare. Shprehëm shpresën se do jenë të lira e tëndershme, do kemi provën e parë të funksionimit të demokracisë shqiptare. Inkurajuam Shqipërinë të mos ndalojnë së punuari edhe gjatë fushatës, sepse rezultatet janë të rëndësishme për të bindur shtetet anëtare për të celur negociatat.” përfundoi Varhelyi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular