BallinaAktualitetVIDEO/Zbulohet mashtrimi, zëdhënësja e PD Ina Zhupa: Projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas i...

VIDEO/Zbulohet mashtrimi, zëdhënësja e PD Ina Zhupa: Projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas i vjedhur nga Katari

Së fundmi, Partia Socialiste ka bërë publike projektin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës. Por menjëherë pas këtij publikimi, ka ardhur dhe një reagim nga kampi opozitar, më konkretisht nga zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.

Kjo e fundit, pretendon se projekti i publikuar nga kryeministri, është i vjedhur nga hekurudha e Katarit në Doha, e cila është prezantuar në vitin 2016.

Postimi i plotë i Zhupës:

Projekti që prezantoi Rama i hekurudhës Tiranë-Rinas- Durrës është i vjedhur nga hekurudha e Katarit në Doha e prezantuar në 2016, lehtësisht e aksesueshme në youtube.

Rama vazhdon talljet me shqiptarët në ditët e fundit në qeveri duke ju treguar përralla me kopje 3D.

Asgjë nuk ka në plan të nis ashtu sic asgjë nuk bëri në 8 vjet!

Rama ka dështuar!

Shqiptarët nuk besojnë më tek mashtrimet dhe propaganda boshe. Më 25 prill ai humbet dhe gjithë Shqipëria Fiton!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular