BallinaBotaAksidenti i tmerrshëm me 15 të vdekur/ Kamioni përplaset “kokë më kokë”...

Aksidenti i tmerrshëm me 15 të vdekur/ Kamioni përplaset “kokë më kokë” me fuoristradën

Një aksident i rëndë është shënuar në një autostradë në SHBA. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, të paktën 15 persona kanë humbur jetën deri më tani, nga aksidenti që u shkaktua në afërsi të kufirit SHBA-Meksikë.

Aksidenti ndodh mes një fuoristrade dhe një kamioni të tonazhit të rëndë. Rrjeti ABC News, raporton se 14 viktimat kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa i pesëmbëdhjeti gjatë rrugës për në spital. Shoferi i kamionit që goditi furoistradën pësoi vetëm lëndime të lehta.

Kreu i zjarrfikëseve ne Imperial, Sal Flores, e përshkruante aksidentin si një ‘incident me shumë humbje jete’. Ende nuk kanë dalë informacione mbi shkakun e tragjedisë apo për faktin se përse kishte kaq shumë njerëz brenda Ford-it fuoristradë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular