BallinaAktualitetÇudia në Tiranë/ Pse i prish lekët e mia me alkool? Dy...

Çudia në Tiranë/ Pse i prish lekët e mia me alkool? Dy vëllezërit rrihen me grushte pas gotave të rakisë

Një i pirë dhe një tjetër esëll përfunduan në policinë e Kamzës, pasi u rrahën paq me njëri-tjetrin për paratë e rakisë. Së bashku me ta edhe personi që tentoi t’i ndante dhe të shuante sherrin. Befasues më pas ishte qëndrimi i secilit dhe aq më tepër fakti që dy grindavecët nuk ishin klientë të panjohur dhe as të persona të rastit, por vëllezër. Në përfundim, mjekët ligjorë kanë përcaktuar se shenjat e dhunës në trupin e të dehurit ishin fraktura të rënda, duke i bindur policët se vëllai esëll duhej arrestuar.

“Unë doja të shikoja ku i prish lekët im vëlla dhe me kë i pi raki. Por kur zbrita nga makina dhe dëgjova përgjigjen e tij, e humba qetësinë dhe e godita direkt e në fytyrë”, tha para agjentëve të policisë së Kamzës, Sh. C, i cili rrezikon t’i ngarkohet akuza e dhunës në familje. Por i riu ka një alibi që i vendos policët në dilemë, duke qenë se sipas tij lekët që i vëllai harxhoi ishin të tijat, dhe i vëllai ia kishte vjedhur në banesë për të konsumuar alkool.

Hajdutërinë e kundërshton vëllai i rrahur J. C, 30 vjeç. Ai thotë në polici se sapo kishte dalë nga lokali ku kishte pirë me disa shokë kur dëgjoi zërin e të vëllait që po e shante. “Mbasi më shau më gjuajti me grusht në fytyrë dhe ndërhyri shoku im që na ndau”, thotë nga ana tjetër i rrahuri

Policia e pyet se cilat janë arsyet e konfliktit dhe të dy i lidhin me paratë.

“Para ca kohësh tim vëllai i humbën para në banesë dhe më akuzoi. I thashë hajde të bëjmë be si të duash, por nuk pranoi. Që atëherë çdo gjë që bëj, ai thotë ti po pi paratë e mia”. Sidoqoftë, 30-vjeçari këmbëngul se këtë çështje do ta zgjidhin sipas zakonit dhe se nuk është e nevojshme ndërhyrja e policisë. “Im vëlla nuk kishte sende të forta në dorë, as gurë dhe asgjë tjetër. Më goditi me grushte. “Kam dhimbje në pjesën e veshit dhe në buzë”, shton shtetasi J. C. pavarësisht përpjekjeve të tij për ta lehtësuar pozitën e të vëllait, ekspertiza saktësoi se vëllai nevrik i kishte shkaktuar dëmtime më të mëdha se sa ai pranonte në polici.

Pasi policia ka kryer kontroll në banesën e vëllait nevrik ku dhe nuk ka konstatuar asgjë të paligjshme është shtruar dhe e ka marrë sërish në pyetje. Në dëshminë e tij, sipas burimeve të gazetës Si ai tregon “dola me makinë për të parë ku i prish lekët im vëlla. Së bashku me të ishte edhe shtetasi H. H. Dua të theksoj se kisha dyshime për vjedhjen e para 3 katër muajve që e ka kryer im vëlla së bashku me këtë person me të cilin shoqërohet. Im vëlla më ngriti zërin dhe më pyeti pse po më ndjek pas. U ngritën tonet, dhe zbrita në tokë. I thashë shokut të tij mos të afrohej dhe e godita  tim vëlla”, shton në deklaratë Sh. C. Burimet bëjnë me dije për gazetën Si se pas këqyrjes së shenjave të dhunës në trupin e J. C, që u konsideruan të shumta dhe gjithashtu është konsideruar nga ekspertët mjeko-ligjorë si një rrahje me dëmtime trupore, agjentët vendosën arrestimin e vëllait. /Gazeta SI

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular