BallinaKronikeEmri/ Shoku "fut në burg" 47 vjeçarin në Tiranë, fshehu armën e...

Emri/ Shoku “fut në burg” 47 vjeçarin në Tiranë, fshehu armën e zjarrit pas një krimi

Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Artan Kernaja, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Dy javë më parë, Kernaja ka ndihmuar një shokun e tij, duke fshehur armën me të cilën kishte kanosur një shtetas.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatin e Policisë Nr. 5, u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. K.,. 47 vjeç, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Ky shtetas, më datë 19.01.2021, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi S. T. (i arrestuar po në atë datë) ka kanosur shtetasin P. Ll.”, njofton policia.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur në ngjarjen e datës 19.01.2021, si dhe disa fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.  Gazeta Shqip

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular