BallinaAktualitet"Ora e darkës ishte e tmerrshme"/ Brataj flet për masat shtrenguese ndaj...

“Ora e darkës ishte e tmerrshme”/ Brataj flet për masat shtrenguese ndaj Covid: Nëse nuk do të arrijmë imunizimin deri….

Duke folur për situatën e virusit në Shqipëri, Skënder Brataj thotë se deri në këto momente situata është nën kontroll. “Shqipëria nuk ka pasur mbyllje totale që prej marsit të vitit të kaluar, siç pati në vende të tjerë, për shumë faktorë. Me këtë model që kemi krijuar, deri në këto momente situata është nën kontroll. Të gjithë treguesit janë brenda atyre normave limite që shtojnë më tej masat shtrënguese.

Masat shtrënguese janë marrë. Sipas meje, ora e darkës ishte më e tmerrshmja. Unë mendoj se ulja e orarit e frenoi disi. Në atë orë nuk është se virusi fle, por ne në atë orë nuk po ruanim asnjë masë dhe mjaftonin ato 2-3 orë që virusi të shpërndahej. Aktualisht, treguesit janë në maksimumin e normës, por nuk kanë më rritje dhe po përballohet. Atëherë modeli që ne kemi ndjekur, me shtrëngimet e mesme, ka dhënë rezultat”, u shpreh Brataj për A2.

Më tej, Brataj u shpreh optimist për periudhën e verës, si pasojë e vaksinimit dhe rritjes së temperaturave në atë periudhë.

“E shikoj pak kritike situatën në këto dy muaj. Jo se me ardhjen e verës do të iki virusi, por ulet disi virulenca për shkak të temperaturës. Shumë faktorë të tjerë ndikojnë. Më shqetëson fakti se nëse nuk do të arrijmë imunizimin drejt vjeshtës, atëherë duhet ngulur këmbë sa më shumë për vaksinimin ose ripërsëritjen e masave për parandalimin e Covid-19”, tha Brataj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular