BallinaPolitikeRama: Të infektuarit me COVID nuk do të votojnë në zgjedhje

Rama: Të infektuarit me COVID nuk do të votojnë në zgjedhje

Personat që do të jënë të infektuar me Covid-19 në 25 prill, nuk do të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama sot në konferencën me gazetarët, kur tha se në kushtet e një pandemie, zgjedhjet do të mbahen duke respektuar distancat dhe rregullat e higjienës, ashtu siç kanë bërë edhe vende të tjera deri më tani.

“Do bëjmë të njëjtën gjë që kanë bërë vendet e tjera, që për ata të cilët janë të testuar pozitivë, e nuk janë negativizuar nuk bëhet fjalë fare duhet të qëndrojnë në shtëpi, ata duhet të vetëkarantinohen etj. E kemi parë këtë, është e vërtetë, ky shqetësim e kjo është ajo që kanë bërë vendet e tjera, se ka pasur zgjedhje e do ketë në këtë kohë pandemie e kështu është vepruar.

Janë të parët njerëzit që duhet të marrin përgjegjësinë për këtë por ajo që është inkurajuese është se nuk ka pasur për fat të mirë të dhëna shqetësuese post elekturale në aspektin e influencës. S’ka pasur rritje të numrit të infektimeve.

Do përpiqemi e do përpiqet që radhët te jetë në respekt për distancën e të ketë pak durim, por s’ka pas asnjë problem se ketë e kemi parë me shumë kujdes”, tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular