BallinaKronikeVIDEO/2-vjeçarja bie nga kati i 12-të, një burrë e pret poshtë dhe...

VIDEO/2-vjeçarja bie nga kati i 12-të, një burrë e pret poshtë dhe e shpëton për mrekulli

Një shofer shpërndarje në Hanoi të Vietnamit ka shpëtuar një vajzë 2-vjeçare që ra nga kati i 12-të i një ndërtese. Gjithçka ndodhi të dielën pasdite, ku Nguyen Ngoc Manh, ishte duke pritur brenda makinës së tij për të kryer një dërgesë dhe në ato momente dëgjoi një fëmijë duke qarë.

Një grua filloi të bërtiste dhe ai nxori kokën nga dritarja për të parë se çfarë po ndodhte. Vogëlushja dy vjeçe ishte gati 50 metra mbi tokë.

“E pashë atë që qëndronte në ballkon”, tha ai. Burri doli menjëherë nga makina e tij dhe u ngjit në një ndërtesë aty pranë, për të qenë më afër në rast se ajo do të binte.

“U ngjita në një çati prej dy metrash për të marrë një pozicion të duhur”, shtoi ai.

Duke qëndruar në një çati metalike që përdorej për të ruajtur gjeneratorët, Manh 31-vjeç, u hodh përpara për ta kapur. “Për fat të mirë, fëmija ra në prehrin tim”, deklaroi shoferi.

Fëmija u dërgua në Spitalin Pediatrik, ku mjekët thanë për mediat lokale se ajo kishte ndrydhur ijën e, por nuk kishte dëmtime të tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular