BallinaAktualitetVIDEO/Gotat e verës nuk lëvizin në tankun gjerman, pavarësisht “akrobacive”

VIDEO/Gotat e verës nuk lëvizin në tankun gjerman, pavarësisht “akrobacive”

Tanku “Leopard 2” është krenaria e ushtrisë gjermane, për shkak të saktësisë në gjuajtje, shpejtësisë gjatë aksioneve luftarake dhe sigurisë për ushtarët brenda saj.

Konsiderohet një prej tankeve më të avancuara të ushtrive nëpër botë, e këtë e dëshmon më së miri një video e publikuar së fundmi.

Në të shihen disa ushtarë duke vendosur mbi top dy gota me verë, të cilat i vështronin nga afër një grup gazetarësh.

Kur mendohej se ato do të binin dhe derdheshin në tokë, ndodhi e kundërta. Shoferi manovroi me tankun, por gotat mbetën të paprekura, madje as vera brenda tyre nuk lëkundej.

Ky veprim po dëshmon sesa e avancuar është inxhinieria gjermane, pasi ky tank tashmë ka një histori të bujshme dhe është një prej mjeteve më të kërkuara në botë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular