BallinaKronike"30 mijë euro për vrasjen e Gjon Menës"/ Flet autori i atentatit:...

“30 mijë euro për vrasjen e Gjon Menës”/ Flet autori i atentatit: Çfarë më premtoi Gjergj Cukali

Zbulohen detaje të reja nga atentat me tritol në Kamëz, ku rezulton si porositës Gjergj Cukali, i njohur si i forti i “Myslim Shyrit”.

Enver Jamaku, një nga autorët e atentatit të dështuar me tritol më 9 shkurt në Kamëz ndaj biznesmenit Gjon Mena, ka zbuluar rolin e Cukalit në atentat.

Enver Jamaku pretendon që në dhjetor 2020, Gjergj Cukali i ka kërkuar dhe e ka porositur që për një shumë 30 mijë euro ai duhet të vinte në automjetin e Gjon Menës minën me telekomandë. Ai ka pranuar dhe ka kërkuar ndihmën e kushëririt të tij Ermondit.

Jamaku është shprehur se “Gjergj Cukali më kërkoi të vendosja minën. Gjergj Cukali më tha se kishte një punë për mua. Kërkova ndihmën e kushëririt.

Cukali më premtoi para për vendosjen e tritolit dhe nuk më dha 30 mijë eurot që më premtoi. Kam 5 vite që njihem me të”-ka thënë ai.

“Kur bleva mjetin dhe e telefonova, ai më tha se ishte Gjergj Cukali dhe unë e njihja përmes mediave sepse kishte probleme me drejtësinë. Më pas jemi takuar herë pas herë përfshirë dhe në varrimin e një personazhi të njohur të botës së krimit. Sa i përket atentatit ndaj Gjon Menës, ku mbeti i plagosur, një ditë dikush më thirri ‘Velo’ dhe ktheva kokën. Nuk e kuptova pse më thirri kështu, por pashë se po më thërriste Gjergj Cukali. Ai tha se kishte një punë për mua, por fillimisht nuk doja të përfshihesha në aktivitetin e tij kriminal. Më tha se do të më paguante 30 mijë euro nëse do të vija minën me celular në automjetin e një personi, më shpjegoi arsyet dhe vendin ku unë duhet ta vendosja minën. Fillimisht nuk pranova, por më pas duke qenë se jam pa punë dhe pa shtëpi, vendosa ta kryej këtë punë me qëllim që të blej një banesë për veten dhe familje”, thotë Enver Jamaku në dëshminë e tij, sipas news24.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular