BallinaKronikeAtentati në Vlorë/ Zbulohet kush është i riu që u ekzekutua me...

Atentati në Vlorë/ Zbulohet kush është i riu që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, policia jep detaje

Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me vrasjen që ndodhi sot në qytetin bregdetar. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit. Sipas policisë, i riu Taulant Gjikaj, 31 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

“Më datë 03.03.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.“, njofton policia.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular