BallinaKryesoreFermerët e Korçës krah Ervin Salianjit denoncojnë Niko Peleshin: Ai s’ka parë...

Fermerët e Korçës krah Ervin Salianjit denoncojnë Niko Peleshin: Ai s’ka parë fshatin njëherë, e jo më të na ndihmojë

Fermerët denoncojnë Peleshin: Si ministër nuk erdhi asnjëherë, s’di çfarë është fshati
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji zhvilloi sot një takim me fermerët e Korçës të cilët denoncuan mungesën e mbështetjes nga qeveria.

Fermerët treguan se si produktet e prodhuara po hidhen, ndërkohë që tregu konkurohet në mënyrë të pandershme me produkte që vijnë nga jashtë vendit.

Sipas Salianjit, qeveria pavarësisht premtimeve në 8 vite nuk iu gjend pranë fermerëve. Salianji kujtoi se si ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ndonëse mori votën nga korçarët nuk u kujdes kurrë për nevojat e tyre.

“Ka 8 vite që qeverisin këta. Ma thonë në të gjithë fushën. Ky është një prej rasteve për të treguar se ndërkohë që ju bëni kavaleta me patate, duke e “varrosur” produktin tuaj dhe një pjesë të rëndësishme të pasurisë se nuk është se ka pasuri të madhe fshati përveç produktit. Këta bëjnë kavaleta me para. Qeveria bën kavaleta me para. Ja kështu i mbulojnë ata. Vetëm vjedhin. Miliona euro me koncensione, me PPP. Miliarda lekë dhe miliona euro edhe me këta importuesit që sjellin produktin nga jashtë. Në kohën e Partisë Demokratike nuk ka qenë në këtë gjendje”, tha Salianji.
Një tjetër fermer që merret me prodhimin e mollëve theksoi se edhe pse është votues i së majtës nën këtë qeverisje ka hasur vështirësi për të nxjerrë përfitime nga puna e tij.

“Ne çmimin e energjisë elektrike do ta ulim, siç ka qenë. 100 milionë euro do të jenë në vit për ju. Jo si i japin këta, ku në Korçë i kanë marrë 2-3 veta. Çmimin e naftës do ta ulim menjëherë sapo të vijmë në pushtet. Çmimi do të ulet me 24 lekë për litër. Sot kur duhet të merrnin subvencione për naftën, fermerët vazhdojnë ta punojnë tokën si në mesjetë”, theksoi Salianji

BISEDA E PLOTË ME FERMERËT
Ervin Salianji: Ju thoni që kështu është e gjithë fusha pothuajse? Gjithë prodhimet siç i keni bërë i keni groposur këtu?
Fermeri: Kështu është e tëra. Ja ku e ke kavaletën tjetër atje. Ja tjetra ku është atje. Këto që duken këtu se ka shumë edhe qosheve.

Ervin Salianji: Ka 8 vite që qeverisin këta. Ma thonë në të gjithë fushën. Ky është një prej rasteve për të treguar se ndërkohë që ju bëni kavaleta me patate, duke e “varrosur” produktin tuaj dhe një pjesë të rëndësishme të pasurisë se nuk është se ka pasuri të madhe fshati përveç produktit. Këta bëjnë kavaleta me para. Qeveria bën kavaleta me para. Ja kështu i mbulojnë ata. Vetëm vjedhin. Miliona euro me koncensione, me PPP. Miliarda lekë dhe miliona euro edhe me këta importuesit që sjellin produktin nga jashtë. Në kohën e Partisë Demokratike nuk ka qenë në këtë gjendje. Ndërkohë ja ku mbeteni. I sati vit është që ju mbeten?

Fermeri: 3 vjet që i hedhim. Viti i tretë. Prisni mollët tha ai dhe mbillni banana. Këtu bananja nuk bëhët. Këtu në Korçë vetëm dëborë ka.
Ervin Salianji: Kush ju tha atë?

Fermeri: Po Rama kush tjetër. Ai i shpik këto gjëra.
Ervin Salianji: Po ky Peleshi kur ishte ministër bujqësie ju ndihmonte?
Fermeri: Po hiç. Ai nuk ka parë se çfarë është fshati njëherë.
Ervin Salianji: Po qeveria ka ardhur ndonjëherë? Ju keni bërë edhe protesta dhe reagime?

Fermeri: Jo. Asnjëherë. Asnjë nuk shkeli. Kërkuam kryetarin e Bashkisë edhe ai nuk erdhi këtu. Do t’i hedhim tani ça të bëjmë. Do t’i hedhim. Këtë muaj reziston ajo edhe më s’ka. Do hidhet ça do bëjmë.
Ervin Salianji: Po si ja bëni pastaj me lekët?
Fermeri: Edhe sivjet. Pastaj për mot ktheja kokën diellit se s’ka më. Tani unë mbetem gati 10 milionë lekë minus.

Ervin Salianji: Pse?
Fermeri: Po s’ka. Si shes dot.
Ervin Salianji: Pse 10 milionë? Çfarë të ka ndodhur me produktin?
Fermeri: Po farën e bleva.Nitratin e bleva.Tokën me qera. Ujin e paguan. Kjo është mbaroi.
Ervin Salianji: Krahë pune për vete?
Fermeri: Ato nuk llogariten. Ne jemi 10 milionë lekë minus tani që e kemi hedhur. Po përfitimi?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular