BallinaAktualitetFOTO/Lidhet me zinxhir përpara derës së Bashkisë Lezhë në formë flijimi, mesazhi...

FOTO/Lidhet me zinxhir përpara derës së Bashkisë Lezhë në formë flijimi, mesazhi për kryeministrin…

Një qytetar nga Lezha është lidhur me zinxhirë në shtyllën e dritave para bashisë së Lezhës, pasi prej vitesh është duke pasur problem me pronësinë.

Ish-pronari Huanito Martini, i cili u lidh me zinxhirë përpara bashkisë, tha se prej vitesh i kanë zaptuar pronën e tij private të cilën e ka trashëguar nga i ati ia kanë marrë ‘cubat’ e Lezhës dhe për këtë janë në djeni dhe autoritetet.

Martini u bëri thirrje kryeministrit që të zbatohen ligjet e tij si dhe i kërkoi presidentit mbrojtjen e Kushtetutës, ndërsa lajmëroi se do të qëndronte deri në takimin e kryetarit të bashkisë Pjerin Ndreu.

“Arsyeja pse po protestoj është sepse jan 2-3 vjet që i bi dyerve të Lezhës edhe pak a shumë i kam detyruar me i dhën një vendim prishje se është e drejta jeme. Është një pronë që kam 300 vjet familja jeme qe jeton në kodër të Balldrënit.

Por cubat e Balldrënit, cubat e Lezhës, cubat e bashkisë dhe të INUK vetë i kanë dhënë prishje ndërtimit dhe vetë nuk i zbatojnë prishjet e dënimit. Si PD-ja, si PS-ja, si këshilltarët bashkiakë bashkëpunojnë me këta hajduta pronash që i shesin 4 milionë një dynym. Kanë ndërtuar shtëpi në tokën time, me gurët e shtëpisë time në truallin e babës tem që ka lind në kodër të Balldrënit, ata kanë ndërtuar themelet e tyre duke përfituar nga situata dhe rrethanat e ndryshme. Edhe Gjykata edhe Prokuroria bëhen palë me këta hajduta, fshehin krimin e vjedhjeve të pronave. Janë 100 dylymë tokë të fisit tim, të fisit Martini që po na i grabisin këta hajduta.

Këta të fortit e Balldrënit që i mbajnë edhe për qëllime elektorale si PD-ja, si PS-ja. Jam lidh këtu sepse deshta ta jap mesazhin tem. Unë futem edhe në grevë urie derisa të më gjejnë zbatim. Se un nuk lë me ma gëzu tokën që më ka lind motra aty, më ka lind vajza aty edhe kena mbi 300 vjet që fisi jem banon aty. Kena hidhnime, kena gëzime në atë vend. Unë isha në grevë urie me të burgosurit politik në Tiranë, ata kanë shfrytëzu rastin, për 10-15 ditë kanë ndërtuar një ndërtesë, në 2019. Edhe qysh atëherë i kam rënë dyerve pa ndërprerje. Pa u ndërtu kjo ka qenë në hetim e sipër, kur unë e kam kallëzu si rast edhe sëhtë marrë asnjë masë.

Jam detyruar, kam insistuar ta prishin se do i cojë në gjykat. IKMT-ja, bashkia i kam bërë thirrje edhe Pjerin Ndreut kryetari të bashkisë me ma zgjidh këtë problem. Të kisha marrë ndonjë përgjigje nga këta s’do kisha ardhur sot këtu. Përgjegjsia e tyre është që të mos lënë njerëz pa pashaportizim dhe mos me ndërtu në tokat e pronarëve të vjetër. Ky person, që është polic ka shpi, është Kel Ndreca, ky ka shpi edhe në Pukë me ligjin 7501 edhe vjen me pushtu prona se të tjerë mshehen pas këtij personazhi. S’ka forcë as komuna e Balldrenit, as këshilli bashkiak,  as Prokurori me marr një vendim.

I them kryeministrit zbato ligjet dhe Presidentit mbro Kushtetutën se përndryshe s’ke për me pas në 25 Prill zgjedhje me këto vjedhje të tmerrshme që po bëni. Duhet të vij kryetari i bashkisë këtu të më japi një përgjgje reale, do qëndroj edhe një orë këtu se unë do të përgatis edhe grevë urie se nuk e gëzon kush pronën e babës tem.

I zaptojnë dhe i shesin, madje më kanë thënë edhe ta shes un ty, ta legalizoj edhe ta shes prapë. Pra bëjnë pislliqe nga më të ndryshmet. Komunarët janë në djeni, bashkia është në djeni dhe kryertari i bashkisë edhe IKMT-ja e Tiranës.”, u shpreh qytetari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular