BallinaKronikeFOTO/Viktima në Vlorë djali i ish-policit dhe me dy mbiemra, mbeti i...

FOTO/Viktima në Vlorë djali i ish-policit dhe me dy mbiemra, mbeti i shtrirë përtokë më shumë se 5 minuta

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së mërkurës në qytetin e Vlorës në rrugën transballkanike përballë Gjykatës së Apelit ku ka mbetur i vrarë një 31-vjeçar.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Tauland Gjikaj (Beqiraj), djali i një ish punonjësi policie me precedent të mëparshëm penal. Autori ka zbritur nga një makinë me xhama të zi dhe ka qëlluar mbi 31-vjeçarin i cili ka humbur jetën.

Personi që ka ndërruar jetë ka pasur me vete një pistoletë, thonë banorët. Viktima ka qëndruar më shumë se 5 minuta i shtrirë në rrugë dhe është marrë  nga ambulanca ndërsa ndërroi jetë rrugës për spital pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Në hyrje dhe dalje të qytetit janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorit. Policia ka shoqëruar një person, i cili është identifikuar si Andi Jonuzaj dhe dyshohet se është autori i vrasjes.

“Më datë 03.03.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve”, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular