BallinaAktualitetShërbimet në qendrat e masazhit, pastori: Vajzat e zgjedhin vetë atë punë,...

Shërbimet në qendrat e masazhit, pastori: Vajzat e zgjedhin vetë atë punë, janë të gatshme të ofrojnë edhe s*ksin

Një 28-vjeçare nga Tirana, ka rrëfyer sot për emisionin “Shqipëria Live” se si gjeti punë në një qendër masazhi, ku më pas kuptoi se aty jepeshin edhe shërbime ekstra për klientët e tyre. Vajza tregoi se paguhej sipas orëve të punës, por nga shërbimet ekstra fitonte trefishin e pagës së saj.

Për të komentuar këtë fenomen që është përhapur shumë në Tiranë, ishin të ftuar shumë personazhe të njohur, mes tyre edhe pastori Paulin Vilajeti.

Sipas tij, vajzat e zgjedhin vetë që ta bëjnë një punë të tillë, nuk i detyron askush

“Është një zgjedhje, kanë qenë të gatshme që të ofrojnë edhe seksin. Dua të sjell në vëmendjen tuaj se në Tiranë ka qendra masazhi, ku në mënyrën absolute nuk lejojnë gjë të tilla, por edhe nëse ka klientë që kërkojnë një gjë të tillë, ata të largohen menjëherë nga qendra e tyre. Ka gra e femra që janë profesioniste, që e bëjnë në mënyrën me profesionale punën e tyre. Këto qendra nuk duhet t’i krahasosh me këto qendra që i gjen në çdo cep pallati”, tha pastori.

Vilajeti u shpreh se sot kishte vënë re që ishte hapur një qendër masazhi pranë pallatit të tij dhe ishte në një kat nëntokë. “Unë besoj se njerëzit që janë të punësuar në këto vende, ofrojnë edhe seks”, shtoi ai.

Pastori tha se nuk mendon se vajzat janë viktima dhe nuk mund të dalin nga ajo punë që bëjnë aty. Gjithashtu ai u shpreh se nuk beson se varfëria i shtyn ato drejt prostitucionit.

“Njoh shumë njerëz të varfër që as nuk e mendojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Është gjë e pështirë për ta, edhe pse mund t’ju mungojë ushqimi 24 orë. Ata që pranojnë një punë të tillë janë të prirë drejt pasurimit të shpejtë e si pasojë janë gati të bëjnë çdo lloj pune.  Por më pas do të jetë një shkatërrim psikologjik, një dëmtim nervor që u duhet me dekada që ta marrin veten”, tha pastori.

Në fund Paulin Vilajeti u bëri një thirrje të gjitha femrave që të mos e trajtojnë veten si një send, që dikush mund të bëjë çfarë të duan me ta.

“Jeni qenia më e mrekullueshme e krijuar nga duart e Perëndisë në Tokë. Edhe nëse je i varfër, vlera jote është e madhe mbi tokë”, tha pastori.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular