BallinaKryesoreZbulohet plani tronditës për vdekjen e Maradonës: Mos lejo vajzat të të...

Zbulohet plani tronditës për vdekjen e Maradonës: Mos lejo vajzat të të marrin pasurinë

Hetuesit punojnë për të hedhur dritë jo vetëm për atë që ndodhi mëngjesin e 25 nëntorit në orët që paraprinë vdekjen e Maradonës, por edhe në ditët e mëparshme. Prokuroria e San Isidro ka mbledhur prova të forta dhe një nga konkluzionet e hetuesve është: “Sa më tepër përkeqësohej gjendja e Maradonës, aq më pak e kuronin”. Gjithçka lidhet me mesazhet,përgjimet e bisedave dhe dëshmive të shumta. Në krye të listës është neurokirurgu Leopoldo Luque, i njohur edhe si mjeku personal i Maradonës.

Nën akuzë janë edhe dy psikiatër, dy infermierë apo personat që kujdeseshin për siguracionin dhe personelin e shtëpisë. Kur një mjek kërkoi analiza të reja klinike për legjendën argjentinase, neurokirurgu Luque e kishte larguar, duke i thënë se “Diego nuk donte ta shihte me sy”. Tani e gjithë çështja është sa është pasuria e Maradonës e çfarë do të ndodhë me trashëgiminë e tij, ku nuk përjashtohet një betejë ligjore mes shumë familjarëve të Diez.

Në listën e të dyshuarve është edhe kunati, Matias Morla, avokati që kujdesej për interesat e Maradonës dhe që zotëron çelësat e “perandorisë” në Argjentinë dhe nëpër botë. Prokurorët zotërojnë bisedën ku bashkëpuntori i legjendës, Maxi Pomargo i thotë mjekut Leopoldo Luque: “Mos lejo ta marrin vajzat. Po ndodhi, e humbëm.

Duhet të rezistojmë. Nëse ia dalim këtë herë, ka parà për të gjithë. Kujdesu personalisht, nga kjo varet puna e shumë njerëzve”. Gjithçka ka ndodhur në muajt e fundit duket si kronika e një vdekjeje të paralajmëruar, ku një grup personash pranë Maradonës, thjesht donin ta hiqnin qafe për t’i marrë më pas pasurinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular