BallinaAktualitetBasha pas takimit me qytetarët dhe bizneset në Kombinat: Procesin e rindërtimit...

Basha pas takimit me qytetarët dhe bizneset në Kombinat: Procesin e rindërtimit do ta drejtojnë ekspertë, jo politikanë

Lideri demokrat, Lulzim Basha deklaroi se pas ardhjes në pushtet, procesin e rindërtimit do ta drejtojnë ekspertët dhe jo politikanë

Basha ka komentuar takimin që zhvilloi sot në Kombinat, ndërsa theksoi se qindra familje mbeten të pastrehë për të dytin dimër radhazi dhe rrezikojnë t’u grabitet prona nga skema e vjedhjes së pronës që ka ngritur kjo qeveri.

foto galeri foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri foto galeri foto galeri

foto galeri

“U takova sot me qytetarët e Kombinatit në Tiranë, me sipërmarrës të vegjël, të rinj, pensionistë dhe familjarë të pastrehë që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Gjithçka ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën edhe në Kombinat. Qindra familje mbeten të pastrehë për të dytin dimër radhazi dhe rrezikojnë t’u grabitet prona nga skema e vjedhjes së pronës që ka ngritur kjo qeveri. Bizneset e vogla po falimentojnë sepse paratë e taksave u shpërndahen oligarkëve. Familjet me të sëmurë COVID janë rrënuar financiarisht dhe nuk kanë marrë asnjë përkrahje.

I ashtuquajturi rindërtim është shndërruar në një skemë vjedhjeje të pronës private. U angazhova para qytetarëve që po kalojnë dimrin e dytë pa shtëpi se shtëpitë e tyre do të ndërtohen aty ku i kishin. Pronat e tyre janë të shenjta dhe nuk do t’i prekë dot askush. Procesin e rindërtimit do ta bëjmë ne dhe do ta drejtojnë ekspertë, jo politikanë.
Secili prej bashkëbiseduesve të mi të sotëm më garantoi se përkundër të gjithë këtyre zullumeve të Edi Ramës, shqiptarët mbeten njerëz të fortë dhe nuk do t’i nënshtrojë dot askush. Bashkimi ynë i madh për të sjellë ndryshimin me votë masive më 25 prill ka ngjallur një entuziazëm që ndihet kudo. Ky bashkim i të gjithë qytetarëve do ta çojë Edi Ramën në shtëpi dhe do të sjellë shpresë e fuqi për Shqipërinë. Më 25 prill Rama do të humbë, do të fitojë Shqipëria dhe ne do të fillojmë punën për qytetarët shqiptarë.”, thekson Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular