BallinaPolitikeBujar Leskaj takon ish-drejtues te PD dhe pushtetit vendor në Sarandë: Me...

Bujar Leskaj takon ish-drejtues te PD dhe pushtetit vendor në Sarandë: Me qytetarët në krah në 25 prill fiton Shqipëria!

Nga Bujar Leskaj

Zhvillova në ambientet e selisë së Partisë Demokratike Sarandë, një takim me ish-drejtues të degës ndër vite dhe me ish-drejtues të pushtetit vendor të Sarandës gjatë qeverisjes së PD.
Në takim diskutuam për programin e Partisë Demokratike, zbatimin e tij kur PD të vijë në pushtet dhe shkëmbyem mendime dhe ide për mbarëvajtjen sa më të mirë të fushatës.
Motivimi i strukturave në prag të fushatës elektorale, gadishmëria e kontribuuesve në këto zgjedhje ku ndahet e mira nga e keqja ishin në qendër të bashkëbisedimit tonë.
Ndamë së bashku shqetësimet për problematikat e qytetit dhe mënyrën se si mund të gjendet zgjidhja.
Diskutuam për krijimin e Forumit Qytetar për Sarandën, (ide, e cila ishte hedhur, por që zbatimi u ndërpre për shkak të largimit të papritur nga jeta të kryetarit Hariz Mëma).
Nga kjo mbledhje iu bë një ftesë e sinqertë të gjithë intelektualëve e qytetarëve sarandiotë, pavarësisht bindjeve politike, të cilët po krijojnë dhe zhvillojnë jetën sa civile aq edhe ekonomike të qytetit të Sarandës.
Me qytetarët sarandiotë në krah në 25 prill fiton Shqipëria!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular