BallinaKronikeFNSH operacion në Elbasan, kontrolle në zonën pranë Metalurgjikut për…

FNSH operacion në Elbasan, kontrolle në zonën pranë Metalurgjikut për…

Një operacion i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është duke u zhvilluar në Elbasan. Mësohet se FNSH-të po kryejnë kontrolle në disa ambiente pranë zonës së Kombinatit Metalurgjik. Burime thanë se kontrollet po kryhen për persona të dyshimtë ose që janë shpallur në kërkim më herët.

Sipas burimeve nga terreni, aksioni po zhvillohet pas sinjalizimeve se në këtë zonë është parë Talo Çela.

Po sipas këtyre burimeve, i shumëkërkuari Talo Çela mendohet se fshihet në zonën e Metalurgjikut.

Ky nuk është aksioni i parë që bëhet në këtë qytet dhe në fshatin e tij për kapjen e Talo Çela. Çela është në kërkim për grabitjen e Rinasit si edhe për shumë krime të ndodhura në zonën e Elbasanit.

Vetëm disa muaj më parë u ekzekutua edhe vëllai i tij nga persona ende të paidentifikuar

Nuk ende informacion zyrtar nga policia për këto kontrolle.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular