BallinaKryesoreKonçesionet- Testi i pare i Qeverisë Basha

Konçesionet- Testi i pare i Qeverisë Basha

Nga Kleo Gështenja

Kontratat konçesionare nuk janë aspak të panjohura për autoritet e prokurimit publik shqiptar. Deri në janar të 2021, në total janë 221 kontrata konçesionare në sektorë të ndryshem në Shqipëri; si në energjitikë, infrastrukturë, shëndetësi dhe shërbime.Për të pasur një ide më të qartë, një konçesion është një marrëdhënie kontraktuale që i jep një kompanie të caktuar të drejtën për të operuar dhe investuar në një sektor specifik nën një juridikson shtetëror, subjekt i ligjeve dhe termave sipas kontratës. Edhe pse idea e një konçesioni është shitur si një rritje e efiçencës në dhënien e një shërbimi, janë evidenduar një sërë rastesh të konçesioneve korruptive jo vetëm në Shqipëri por dhe në Europë.

Në Shqipëri vërehet një rritje e numrit të konçesioneve në infrastrukturë, shëndetësi dhe shërbime të cilat cuditërisht kanë një financim direkt nga buxheti i shtetit. Nga viti 2014 deri më sot, mund të përmendim konçesionet e iniciatorëve, konçesionet në shëndetësi, konçesionet për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, ndërtimi i aksit Milot-Balldren, ndërtimi i Rrugës së Arbrit dhe segmenti Orikum-Dukat. Vetëm konçesionet në ndërtim dhe mirëmbatje rrugësh do ti kushtojnë buxhetit të shtetit plot 1.2 miliardë euro. Ndërsa, inceneratorët vetëm për vitin 2021 pritet që thithin nga buxheti I shteti plot 2.2 miliardë lekë. Konçesioni i fundit i qeverisë Rama ishte ai për kontrollin e pompave të karburantit i cili do ti kushtojë shtetit shqiptar përafërsisht 100 milion euro për një periudhë 20 vjecarë. Jo për çudi, qeveria po mundohet të jap me konçesion edhe menaxhimin e portit më të rëndësishëm në vend, portin e Durrësit.

Nga një analizë e bërë kundrejt këtyre konçesioneve vihen re disa të përbashkëta shqetësuese që janë:

–     Mungesa e garës

–     Mungesa e pjesmarrjes së kompanive të huaja

–     Mungesa e analizës vlerë te parasë

–     Kompani fituese të regjistruara në parajsa fiskale

–     Kontrata që favorizojnë totalisht kompanitë privatë

–     Kompani te lidhura ngushtë me pushtetin

–     Oferta konçesionare të pakërkuara

Problemi me konçesionet vërehet që në fazat fillestare, një prej të cilave është proçesi i tenderimit. Në të gjitha rastet, specifikat ligjore janë bërë me tendencë për të përjashtuar kompanitë e huaja dhe kështu të mundësojnë paracaktimin e kompanisë fituese. Rasti me i funditishte ai konçesionit për kontrollin e pompave të karburantit. Në më shumë se një rast proçedurat e tenderimit jane pezulluar dhe rihapur për shkak të shkeljeve proçeduriale dhe ligjore, siç është rasti iaksit Thumanë-Kashar, të cilin qeveria nuk arriti ta prokurojë. Shpeshofertat konçesionare janë të pakërkuara, pra projekte nuk janë pjesë të paketës strategjike të zhvillimit të vendit. Këtu mund te rendisim koncesionin per  3 inceneratorët në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Këto oferta të pakërkuara, me studime fizibiliteti dhe miratim kontratash ne kohe rekord shkelin haptazi ligjin dhe procedurat për konçesionet dhe partneritetin publik privat.

Hijet e dyshimit bëhen akoma më të mëdha nëqoftëse analizohen kompanitë që fitojnë kontratat konçesionare. Kompanitë që kanë paraqitur ofertat e pakërkuara për tre inceneratorët janë të regjistruara në parajsat fiskale, dhejanë kompani tëkrijuara  vetemnë vitet e fundit tënuk kanë aspak eksperiencë në sektorin që operojnë. Drejtuesit ligjore të këtyre kompanive rezultojnë të jenë individe pa eksperienca profesionale, pa eksperiencë në menaxhimin e entiteve private e jo më në menaxhimin e kontratave komplekse konçesionare qindra milionë euro. Natyrshëm lind dyshimi kush fshihet realisht pas këtyre kompanive. Në konçesionet në infrastrukturë, kryesisht në ndërtimin e rrugëve, kompanitë fituese janë te lidhura ngushtë me pushtetin. Ashtu siç ndodh dhe në vende të tjera me korrupsion të lartë si Shqipëria, këto kompani njihen për financimin e fushatave elektorale të partive politike dhe miqësinë e ngushtë me politikën.

Testi i parë për qeverinë Basha pas zgjedhjeve do të jetë sjellja kundrejt këtyre konçesioneve të cilat rëndojnë jo pak buxhetin e shtetit. A do të ketë kapacitetin dhe vendosmërinë lidershipi i PD për të luftuar këtë fenomen? A do te ketë qeveria burimet njerëzore në rritjen e kualtitetit të insitucioneve që prokurojnë, auditojnë dhe mbikqyrin konçesionet? A do të arrijë parlamenti i ardhshëm të jetë i aftë në anullimin e këtyre kontratave pa u përballur me gjoba nga gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtare? A do të munden institucionet e drejtësisë së re dhe shtypi të hetojnë këto kontrata të dyshimta? A do të mund të hartojë qeveria e re një paketë ligjesh për konçesionet që synojnë të ndalojnë korrupsionin, lobimin, konfliktin e interesit dhe ndalimin e influencës politike?

Jo domosdoshmërisht, një përgjigje pozitive ndaj këtyre pyetjeve do të zhduktë influencën në kontratat konçesionare. Gjithsesi, implementimi i proçedurave të reja në prokurimin e konçesioneve dhe hetimi nga gjyqësori i konçesioneve të kaluara do të ulte ndikimin politik, të rrisë transparencën dhe efiçencën e këtyre kontratave. Eksperienca në vende të tjera në zhvillim si Shqipëria ka treguar se vetëm duke ndërmarrë hapa të tillë mund të ulet korrupsioni dhe të rritet efiçenca e kontratave konçesionare.

Kleo Geshtenja (MSc Hons)

MSc Construction Economics and Management

University College London

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular