BallinaAktualitetRama, ftesë Najada Çomos për deputete në listën e PS

Rama, ftesë Najada Çomos për deputete në listën e PS

Socialistët deri më 8 Mars, ditën kur do të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë premtojnë surpriza. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka mësuar se PS i ka bërë një propozim ditët e fundit shefes së infektivit Najada Çomo për ta kandiduar në Tiranë.

Raportohet se ka qenë vetë kryeministri Rama që ia ka komunikuar këtë propozim përmes telefonit mjekes Najada Çomo. Nuk dihet ende nëse Çomo e ka pranuar apo refuzuar këtë propozim.

E kontaktuar nga Top Channel, Çomo nuk i është përgjigjur ende pyetjes për të komentuar këtë propozim të kryesocialistit Rama.

Një ditë më parë ishte vetë kryeministri Rama që konfirmoi Etilda Gjonajn në listën e Tiranës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular