BallinaEkonomiSkavica, miratohet kontrata/ Qeveria zgjedh një kompani amerikane për hidrocentralin

Skavica, miratohet kontrata/ Qeveria zgjedh një kompani amerikane për hidrocentralin

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit projektligjin për kontratën me kompaninë Bechtel për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, një projekt madhor që do të mbështetet me 500 milionë dollarë nga qeveria amerikane për ndërtimin e tij.

Sipas projektligjit, kontrata do të ndahet në dy faza, ku faza e parë përfshin atë përgatitore dhe propozimin e kompanisë tek autoriteti kontraktues, ndërsa faza e dytë e kontratës konsiston në projektimin dhe ndërtimin e kësaj vepre energjetike.

Pas prezantimit të projektit të Skavicës në qershor, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Kith Krack nënshkruan në Tiranë një memorandumin bashkëpunimi në tetor të vitit të kaluar, ku dakordësuan që kompania Bechtel krahas projektimit dhe ndërtimit do të mundësonte edhe financimin e projektit përmes kredisë së butë prej 500 milionë dollarë.

Me ndërtimin e kësaj vepre energjetike, qeveria parashikon t’i japë zgjidhje problematikës së përmbytjeve në zonat e fushë Shkodrës, ndërsa synon ndër të tjera të ulë varësinë e importit të energjisë elektrike dhe të shndërrojë vendin në fuqi eksportuese në rast se Skavica rezulton një projekt i suksesshëm./ Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular