BallinaAktualitetTërmetet në Greqi/Flet sizmologu, tregon nëse ka rrezik për vendin tonë

Tërmetet në Greqi/Flet sizmologu, tregon nëse ka rrezik për vendin tonë

Greqia është goditur nga lëkundje të forta tërmeti, që janë ndjerë edhe në vendin tonë, ku lëkundja më e fundit ngjalli frikë te qytetarët vetëm disa minuta më parë.

Lëkundja me magnitudë 5.9 ishte me epiqendër në Larisa dhe pasoi lëkundjen e djeshme me magnitudë 6.

Por a përbëjnë rrezik edhe për Shqipërinë këto tërmete në Greqi, që sipas sizmologëve grekë, po ndodhin në një zonë që nuk konsiderohej territor sizmik, si Larisa dhe Elassona?

Sizmologu Rexhep Koçi, në një lidhje telefonike për “Klan News”, thotë se nuk ka asnjë rrezik për territorin e vendit tonë

“Ne nuk jemi të përfshirë në këtë zonë, megjithëse Ballkani Perëndimor është zonë me aktivitet sizmik të lartë, por zona e aktivizuar në pjesën qendrore të Greqisë nuk përbën asnjë lloj rreziku për territorin e vendit tonë. Nuk është e thënë që një zonë që s’ka gjeneruar tërmete, aq sa mund të disponohet informacion, nuk do të thotë që në një moment të caktuar të gjenerojë tërmete. Kjo mund të përbëjë shqetësim lokal, por jo për Shqipërinë”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular