BallinaAktualitetLeskaj me përfaqësues të biznesit dhe operatorë turistikë në Ksamil: Programi i...

Leskaj me përfaqësues të biznesit dhe operatorë turistikë në Ksamil: Programi i PD parashikon politika fiskale në agroturizëm dhe në turizëm

Nga Bujar Leskaj

Zhvillova disa takime me përfaqësues të biznesit dhe operatorë turistikë në Ksamil. Prej 8 vitesh dëgjojnë vetëm fjalë, por nuk shohin asnjë vepër të realizuar, dëgjojnë probleme por jo zgjidhje.
Programi i PD parashikon politika fiskale në agroturizëm dhe në turizëm.
Ksamili dhe Saranda kanë nevojë për këto politika fiskale për t’u ngritur biznesi mesëm, i vogël apo edhe operatorët turistikë të qytetit.
Partia Demokratike ka plan pune, angazhime konkrete, objektiva të arsyeshme dhe të realizueshme që të tejkalohet kriza e thellë ku është zhytur turizmi. Taksë e sheshtë 9%. Brenda 4 viteve turizmi do të ketë rritje nga 8 në 10%. Rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti.
Nga operatorët turistikë të zonës u ngritën problematikat e infrastruturës së keqe, goditjet nga tatimorët gjatë sezonit turistik, mungesa e programeve reale për zhvillimin e turizmit, si edhe grabitja e pronave në emër të “investitorëve strategjikë”!
Shqipëria ka nevojë për ndryshim!
Ne së bashku do ta sjellim këtë ndryshim dhe në 25 prill Shqipëria do të fitojë!
Share
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular