Najada Çomo deputete/Shpërthen mjeku Ilir Allkja: Në kulmin e pandemisë, ky kryeministër ose i flak në rrugë mjekët, ose…

0

Mjeku Ilir Allkja ka reaguar pas lajmit se shefja e Spitalit Infektivë do të kandidojë për deputete në listat e PS-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se në kulmin e pandemisë më të rëndë kryeministri Edi Rama ose i flak në rrugë mjekë, ose i bën deputetë.

Kujtojmë se mjeku Ilir Allkja u shkarkua nga detyra, pasi shpërndante informacione “të rreme”.

Postimi i plotë:

KUR ÇMENDURIA SKA KUFIJ !

Edi Rama, kryeministri madhështor në perversitetin e tij, ka qasjet më të çmendura planetare ndaj mekësisë, pacientëve e shërbimit shëndetësor.

Në kulmin e epidemisë më të rëndë që ka pllakosur vendin e mbarë botën, ky kryeministër ka qasjet më të çmenduara karshi mjekëve, ose i flak në rrugë ose i bën deputetë e politikanë, në vend që ti mbështesë t’ju shërbejnë pacientëve të cilët rriten në mënyrë katastrofale .

Të gjithë e dini që Shqipëria ka po aq mjekë për 1 milion banorë, sa ka edhe Somalia, Ghana, apo Afghanistani, por ndryshe nga udhëheqësit e atyre vendeve, Rama i flak në rrugë , i burgos ose i konverton në politikanë duke e zgjeruar akoma më tepër krizën e mungesës së tyre në shërbimin aq të nevojshëm në shpëtimin e jetëve njerëzore .

A do t’ja falin dot ketë krim të mirëfilltë, vetë socialistët e thjeshtë, vetë votuesit që po lëngojnë sot nën ethet e covid-19 ?!

Sot është koha kur bota mbarë ka hequr gjithë trarët e barrierat për mjekët, duke importuar nga gjithkund vetëm e vetëm që pranë popujve të tyre të kenë sa më shumë mjekë, ndërsa qeveria e partisë socialiste po shkurton në mënyrë drastike edhe ato pak mjekë që kanë mbetur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.