BallinaKronike“Njoftoi trafikantët për hetimin”/Mbërrin letërporosia nga autoritetet gjermane për ish-zv/drejtorin e OFL

“Njoftoi trafikantët për hetimin”/Mbërrin letërporosia nga autoritetet gjermane për ish-zv/drejtorin e OFL

Autoritetet gjermane i kanë kthyer përgjigje letërporosisë së SPAK në lidhje me hetimet që po kryhen për drejtuesin e lartë të Policisë, Artan Shkëmbi, i hetuar për nxjerrje të sekretit hetimor dhe korrupsion.

Sipas burimeve, mësohet se në letër-porosi autoritete gjermane kanë shpjeguar se si kuptuan që personat e hetuar prej tyre kishin rënë në dijeni të hetimit.

Sipas letërporosisë ka qenë një mesazh që nr.2 i OFL-së, i ka dërguar një personi të vënë nën hetim nga autoritetet gjermane. Mesazhi i cili i është dërguar të hetuarve është një foto e bërë mbi një pajisje elektronike të të dhënave në sistemin Deep see.

Konkretisht, kërkesa e autoriteteve gjermane për verifikimin e pasurive apo verifikime të tjera të dobishme për hetimet e nisura ndaj shtetasve K.V dhe A.P., i është dërguar të hetuarit K.V. më datë 10.04.2020 rreth orës 16:00. Përveç kërkesës së datës 19.03.2020 të Grupit të Përbashkët Hetimor për Narkotikët në Kil (GER Kiel) është evidentuar nga autoritetet gjermane se shtetasit K.V. i janë përcjellë edhe fotot e tij dhe të personit tjetër nën hetim A.P., së bashku me të dhënat e nxjerra nga sistemi Deep See.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Artan Shkëmbit për tu rikthyer në detyrë. Sipas vendimit të gjykatës së Lartë nuk ka asnjë shkelje proceduriale nga gjykata e Apelit dhe për këtë shkak vendosi të mospranonte ankimin e bërë nga Shkëmbi, duke rrëzuar kërkësën e tij. Ndaj Artan Shkëmbit, GJKKO ka caktuar masën e “pezullimit nga detyra”. /Faxweb

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular