BallinaAktualitet“Në parlament ka njerëz me rekorde kriminale”, Arta Dade: Rama të japë...

“Në parlament ka njerëz me rekorde kriminale”, Arta Dade: Rama të japë dorëheqjen

Këtë të shtunë në emisionin ‘Fol me mua’, e ftuar politikania Arta Dade tha se Partia Socialiste e cila po kërkon mandatin e tretë si fillim duhet të merrej me organizimin e brendshëm, ku të kishte një proces të mirëfilltë në përzgjedhjen e elementëve pozitivë dhe mos të futeshin në parlament persona të cilët kanë qenë me rekorde kriminale sepse kanë dëmtuar imazhin e PS.

Sipas Dades, lideri i PS duhet të jepte dorëheqjen dhe Partia Socialiste të nxirrte një drejtues tjetër në mënyrë që të kapërceheshin problemet që janë krijuar, pra duhej një lëvizje nga brenda dhe t’i jepej mundësia e krijimit të një force tjetër të majtë

“Para një viti unë kisha një mendim tjetër. Kisha mendimin që PS në qoftë se do të kërkonte një mandat të tretë sigurisht duhej të merrej me veten e vet. Duhej të konsolidonte demokracinë e brendshme, duhet të kishte një proces mirëfilli të përzgjedhjes së elementëve pozitivë.

Duhet të shmangte disa figura që pak a shumë e kanë dëmtuar dhe imazhin e PS sepse kanë qenë me rekorde kriminale të cilët nuk duhet të ishin futur në parlament në asnjë rast. Pra kishte disa procese, pastaj edhe problemi i liderit që unë kam sugjeruar që ai të jepte dorëheqjen dhe Partia Socialiste mund të kishte nxjerrë një drejtues tjetër në kuptimin që të aplikoheshin në kapacitet të plota ato çështje që janë ngërthyer në program.

Sigurisht pse e thashë unë kjo nuk do të thonte që të realizohej. Duhet një lëvizje dhe nga brenda, por në fakt me sistemin që nuk u ndryshua kjo kufizoj edhe mundësinë e krijimit të një force tjetër të majtë sepse shpesh herë reformat nuk kanë ngjyrë të majtë apo të djathtë ato janë reforma që kërkohen për standartizimin e politikave tona me BE dhe sigurisht nuk kanë ngjyrë të majtë apo të djathtë. Nganjehërë janë reforma që duhen bërë sepse ato janë standarte, por pikërisht në aspektin social këtu ndryshojnë forcat politike.

Në aspektin social duhe të ishte bërë më shumë sepse partia socialiste është një forcë që duhet të kishte vëmendjen më të madhe ndaj shtresave në nevojë, për fat të keq kjo nuk ka ndodhur dhe kështu që krijimi i një force tjetër e cila ndoshta do të mishëronte dhe do të materializonte këto aspirata të atyre njerëzve që nuk e shohin veten të përfaqësuar tek figura e kryeministrit, por mendojnë që duhet të ketë politika më të majta, më pranë social-demokracisë europiane ku neve edhe jemi anëtarë pa të drejtë vote”, u shpreh Dade.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular