BallinaAktualitetAgron Shehaj kujton eksodin e shqiptarëve drejt Italisë me një foto të...

Agron Shehaj kujton eksodin e shqiptarëve drejt Italisë me një foto të veçantë

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj ka përkujtuar në mënyrë të veçantë eksodin e shqiptarëve 30 vite më parë drejt Italisë. Shehaj ka publikuar një fotografi të tijën, botuar asokohe në shtypin italian, ndërsa ishte fëmijë ai ndodhet në tren me shqiptarë të tjerë për t’u shpërndarë në veri të Italisë.

Shehaj shkruan në një postim në Facebook se, në këtë foto jam duke udhëtuar në tren me shqiptarë të tjerë për t’u shpërndarë në veri të Italisë.

Italia m’u bë Atdheu i dytë. Aty u rrita, u maturova, u shkollova e mësova shumë, shkruan Shehaj, ndërsa shton se u rikthye në Shqipëri në vitin 2005, pa para, por me një dashuri dhe dëshirë të zjarrtë për vendin.

Postimi i plotë

30 vjet më parë, vetëm 13 vjeç, bashkë me prindërit, ishim ndër të parët që mbërritëm me anije në Itali.

Në këtë foto jam duke udhëtuar në tren me shqiptarë të tjerë për t’u shpërndarë në veri të Italisë.

Italia m’u bë Atdheu i dytë. Aty u rrita, u maturova, u shkollova e mësova shumë.

U riktheva në Shqipëri në vitin 2005, pa para, por me një dashuri dhe dëshirë të zjarrtë për Shqipërinë. Dhe Shqipëria më dha gjithçka që mund të më jepte. Më dha mundësinë, edhe pse bashkë me të, erdhën edhe shumë vështirësi. Në Shqipëri gjeta jo vetëm suksesin, po mbi të gjitha gjeta qëllimin dhe përmbushjen njerëzore. Gjeta edhe dashurinë e jetës dhe krijova familjen time.

Ndaj në këtë përvjetor të eksodit shqiptar drejt Italisë, unë u jam më shumë se kurrë mirënjohës Shqipërisë dhe Italisë e ndihem më shumë se kurrë në borxh me të dyja. Gjithë jetën time do përpiqem t’u jap sa më shumë që të mundem! Veçanërisht Shqipërisë që ka më shumë nevojë se kurrë për të gjithë bijtë e saj, kudo që janë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular