BallinaKryesoreAnije që fluturojnë në qiell, pamje të pazakonta falë një iluzioni të...

Anije që fluturojnë në qiell, pamje të pazakonta falë një iluzioni të çuditshëm optik

Një iluzion i rrallë optik ka krijuar një pamje të pazakontë për disa qyetarë në Britani, pasi disa anije duket se po ‘notonin në ajër’ për shkak të këtij iluzioni.

Pamja e pazakontë është parë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, me pamje në Cornwall, Devon dhe Aberdeenshire në vetëm disa ditë. Pamja e fundit u pa nga David Morris, ndërsa ai ishte jashtë në një shëtitje në Gillan, afër Falmouth, Devon.

Dhe të Premten në Banff, Aberdeenshire, punëtori i shëndetit dhe sigurisë Colin McCallum vuri re një anije tjetër që dukej se po fluturonte dhe u ndal për të bërë një video të pamjes së pazakontë, përpara se të hetonte se çfarë e shkaktoi iluzionin.

Fenomeni, i njohur si ‘Fata Morgana’, krijon një mirazh kur dielli ngroh atmosferën mbi tokë ose det, duke sjellë imazhe të pazakonta.

157766256_253479606247457_4446690797412693427_n.jpg

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular