BallinaKultureErmal Meta fiton vendin e tretë në Sanremo 2021

Ermal Meta fiton vendin e tretë në Sanremo 2021

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka fituar vendin e tretë në edicionin e 71 e të Sanremos, me këngën “Un milione di cose da dirti”.

Sakaq Maneskin janë fituesit e edicionit të 71 të festivalit Sanremo. Grupi i përbërë nga Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio pushtuan sallën me këngën “Zitti e buoni”. Në vendin e dytë u rendit  Fedez dhe Francesca Michielin me “Chiamami per nome”.

Në skenën e Ariston përformuan live 26 këngëtarët ‘big’, ndërkohë që kënga e Ermal Metës ishte një nga këngët pretendente për çmimin e parë.

Ermal Meta interpretoi me Orkestrën Mandolin të Napolit kryeveprën e  Lucio Dalla-s, “Caruso” dhe fitoi edhe mbrëmjen e dueteve të Festivalit Sanremo 2021.

Ermal Meta fiton vendin e tretë në Sanremo 2021

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular