BallinaShow BizzIlda Bejleri s’jeton dot pa ekranin, njofton rikthimin me formatin e saj...

Ilda Bejleri s’jeton dot pa ekranin, njofton rikthimin me formatin e saj pas 1 viti e gjysmë jetë si sipërmarrëse

spot_img
spot_img

Prej një sezoni është fakt tashmë që moderatorja e programeve të sportit, Ilda Bejleri, është shkëputur nga ekrani, për arsye që deri më sot nuk ishin bërë të ditura.

Por ndërkohë që ka kaluar më shumë se një vit nga angazhimi i saj në biznesin privat jashtë vëmendjes së publikut, ajo po përgatitet për rikthim.

Duket se Ilda nuk bën dot pa ekranin dhe njoftimin për këtë rikthim ua ka dhënë ndjekësve me anë të një postimi në “Instagram”, ku shkruan: “Shihemi së shpejti!”.

Burime pranë saj tregojnë se ajo ka punuar për një projekt televiziv në fushën e sportit, por detajet mbeten t’i zbulojë vetë Ilda. E ftuar në “Edicioni Veror 2020”, ajo foli rreth largimit të saj të papritur.

Ilda zbuloi se ka preferuar të shijojë momentet me familjen dhe miqtë e saj. Pyetjes se a do të rikthehet, ajo iu përgjigj se gjithçka do të jetë një surprizë e bukur.

Ilda e përdori periudhën e shkëputjes nga biznesi për ta testuar atë, një qendër estetike mjaft luksoze në qendër të Tiranës. Për sa i përket largimit nga “Procesi Sportiv”, Ilda u shpreh se ishte mësuar të prezantonte e vetme dhe ndihej e lodhur nga klishetë, dhe ndoshta kështu do të rikthehet.

“Oferta ka, por megjithatë dua që t’ia lë kohës dhe ta them atëherë kur të jetë momenti. Për momentin dua të shijoj gjërat e bukura me familjen, shoqërinë dhe miqtë. Do të jetë surprizë, por ju premtoj që do të jetë surprizë e bukur. Eksperienca ime te ‘Procesi Sportiv’ ka qenë diçka shumë e bukur, por isha mësuar që të prezantoja vetëm. Mendoj që ndoshta jemi lodhur pak nga klishetë, pra, edhe sporti ka nevojë për njerëz që thonë të vërtetën, për një analizë reale”, tha moderatorja vitin e kaluar.

Ndërkohë që ajo nuk ka qëndruar aspak indiferente ndaj ndeshjeve, madje herë pas here ka bërë pyetësorë në lidhje me futbollistët më të mirë apo të dobët të sezonit. Një video që tregoi rikthimin e emisionit “Procesi Sportiv” në ekran pa praninë e saj, nxiti dyshimet se moderatorja Ilda Bejleri ishte larguar nga “Top Channel”.

Aty thuhej se pas tre muajsh pezullim për shkak të pandemisë do të niste sërish transmetimi, por do të ishte vetëm Edi Manushi, Alesia Bami dhe analistët.

Në postim mungonte Ilda Bejleri dhe kjo shtoi dyshimet e zërave që qarkulluan më parë se Ilda do të largohej nga ky televizion.

Kujtojmë para më shumë se një viti, moderatorja i dha fund rrugëtimit më shumë se 10- vjeçar në “Digitalb”, pas një përplasjeje me Dritan Shakohoxhën.

Pasi nuk u pa më as te “Procesi Sportiv”, u fol se kishte nisur negociatat me televizionin “Klan”. Aludimet se Ilda mund të largohej nga “Top Channel” erdhën pasi u pa në një foto pranë Ardit Gjebresë në studion e tij në “Tv Klan”. Më pas rezultoi se ajo ishte bërë pjesë e sfilatës së stilistit Joni Peçi.

Kësaj here në rolin e modeles, Bejleri dëshmoi se i ishte kthyer buzëqeshja pas javëve traumatike që kaloi gjatë karantinës, ku mes lotësh deklaroi se po vuante nga ankthi dhe depresioni. Shumë shpejt Ilda la pas jetën e zymtë dhe lotët, për t’iu rikthyer haresë së jetës dhe biznesit, një qendër estetike për të cilën ka investuar milionat. Le të presim tashmë nëse Ildën do ta shohim në ekran tjetër, projekt dhe tjetër televizion.

Moderatorja e “Procesit Sportiv”, pas pushimeve luksoze inauguroi biznesin e madh, për ngritjen e të cilit kishte muaj që punonte intensivisht. Një qendër masazhesh dhe hamami është biznesi i bukurisë, pamjet e të cilit Ilda i ka publikuar herë pas here në rrjetet sociale, duke na prezantuar kështu me jetën e saj të re si sipërmarrëse, ndërkohë që punën në televizion e bënte thjesht për hobi gjatë këtij viti që testoi biznesin me klientelën.

Ndjekësit e pyesnin se nga burojnë gjithë këto të ardhura për të ngritur një biznes të tillë, ndërkohë që ajo në televizion është paguar thjesht me pagë mujore?

Moderatorja pak kohë më parë u komentua edhe për pushimet e saj luksoze dhe orën “Rolex” që mban në dorë, por menjëherë u dha përgjigje të gjithëve, duke pranuar se vjen nga një familje e pasur bejlerësh të Tiranës dhe nuk i kanë munguar asnjëherë paratë. Më pas, ajo postoi në “Instagram” pamjet nga apartamenti luksoz, ku shihej teksa ecte në shtëpinë mjaft të madhe dhe të rehatshme.

Në një intervistë tjetër, Bejleri tha se vinte nga një familje zotërinjsh dhe për këtë arsye bënte edhe jetë luksi. Ajo foli edhe për pasurinë e trashëguar nga gjyshja. Në rrjetet sociale, një komentues e pyeti Ildën se si mundet që një gazetare në Shqipëri të ketë orë “Rolex” dhe ajo nuk hezitoi t’i përgjigjej kështu pyetjes 1 mijë dollarëshe.

 “Sqarim: fakti që jam gazetare dhe pa dyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër ‘tironse’ shumë e njohur e me tradita. P.s. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë!”, shkruante ajo

Sa i takon punës në televizion, Ilda vitin e kaluar bëri ndryshimin e madh pas 11 vitesh punë në “Digitalb”. Për shkak të një konflikti me Dritan Shakohoxhën, ajo u largua nga imazhi i kësaj platforme, duke nisur një tjetër eksperiencë, atë të prezantueses së “Procesit Sportiv”, emision që po ashtu e la.

Ndërkohë që miqtë e saj flasin se Ilda është tërhequr nga ekrani për hir të biznesit, le të shohim se si do na surprizojë Ilda me rikthimin e saj me një projekt të vetin, e lodhur nga ndarja e studios me një tjetër koleg.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular