BallinaPolitikeMjerim dhe braktisje në Kukës, Flamur Hoxha: Me PD, qeveria në krah...

Mjerim dhe braktisje në Kukës, Flamur Hoxha: Me PD, qeveria në krah të familjeve të pamundura

Mjerim dhe braktisje në Kukës, Flamur Hoxha: Me PD, qeveria në krah të familjeve të pamundura

Drejtuesi politik për qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha, siguroi familjet në varfëri se me qeverisjen e vendit nga PD jeta e tyre do të përmirësohet dhe do të kenë shtetin në krah. Gjatë një vizite në familjen e Servetes, e cila nuk ka mundësi ekonomke rë sigurojë një jetë normale, zoti Hoxha theksoi angazhimin e PD për të dyfishuar ndihmën ekonomike. Familja e Servetes është me me 7 anëtarë, që jetojnë me 60 mijë lekë ndihmë ekonomike në muaj. Janë në shtëpi me qera,me fëmijë të semurë, bashkëshorti i pa punë, rrethana që rëndojnë gjendjen ekonomike të familjes! Servetja thotë se ka trokitur në çdo derë, por pa zgjidhje! Flamur Hoxha e siguroi se Pd ka prioritet të vet zbutjen dhe elimimin e varfërisë. “Dyfishimi i ndihmës ekonomike, krijimi i vendeve të reja punës, ulja e çmimit të energjisë elektrike, mbrojtja e familjeve në nevojë me fashën prej 300kw, marrja përsipër 100% e interesave bankare për të pastrehët ndihmojnë në krijimin e standarteve të reja të jetesës”- u shpreh Flamur Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular