BallinaOP EDReferendumi i 25 Prillit

Referendumi i 25 Prillit

Nga Skerdjan Dhuli

Fundi i Edi Ramës është gjithnjë e më afër. E vetmja pengesë janë ditët që po ikin ngadalë ndryshe nga dëshira dhe nevoja e madhe e shumicës së Shqiptarëve që këtë moment janë më të qartë se kurrë e më të kthjellët se asnjëherë mbi situatën ku ndodhet vendi dhe rrugën që duhet ndjekur për të shpëtuar ç’të munden e ç’ka mbetur nga gërmadha e madhe që është sot Shqipëria. Ndryshe nga çdo palë zgjedhje, këtë herë nuk ka qytetarë të pavendosur mbi alternativat e kjo mbase është e vetmja arritje e Edi Ramës në 8 vjet. Kjo sepse aq i thellë është hendeku mes të palëve saqë çdo njeri me aftësitë minimaliste të gjykimit të situatës politike, ekonomike dhe shoqërore e vendos lehtësisht veten në rrugën e duhur. Çka mbetet matanë këtij hendeku është lehtësisht e kuptueshme. Janë shërbëtorët dhe përfituesit e pushtetit kriminal dhe të korruptuar në çdo qelizë. Sot nuk ka votues që nuk e di se çfarë ndodh dhe ku duhet të jetë i vendosur. Nga njëra anë është tablo e pushtetit 8 vjeçar. Më i dështuari në historinë e Shqipërisë e më i korruptuari në historinë e Europës. Të ndjekësh ende atë pushtet duhet të plotësosh dy kreteret e mësipërme. Ose shërbëtor, ose përfitues i tij. Të parët duhen çliruar, të dytët duhen gjykuar e të japin llohari. Të parët janë më shumë, të dytët gjithnjë e më pak por të dyja palët shkatërrimtare për aspiratat e vendit dhe rrugën që kërkon dhe imponon koha. Nga krahu tjetër është zgjidhja. A do jetë Shqipëria “Zvicra e Ballkanit” pas 25 Prillit ? JO. As nuk e bëjmë dot e as nuk e fusim dot veten në një delir të tillë. Por Shqipëria e pas 25 Prillit do të jetë absolutisht një vend më i mirë ku sipas mundësisë ë, aftësisë dhe nivelit do përfitojnë të gjithë e ku shteti nuk do shkelë me këmbë askënd që nuk është kriminel. Ndaj këto nuk janë thjeshtë zgjedhje por Referendum. A do mbetet Shqipëria vend në shërbim të një kaste të korruptuar ? I bindur jam më shumë se kurrë se përgjigjia në 25 Prill do jetë, JO. Koha ka ardhur për të ndryshuar. Dhe jo për të ndryshuar thjeshtë pushtetin por sidomos mendësinë qeverisëse. Mendësia qeverisëse e Edi Ramës është edhe më e rrezikshme se vetë pasojat e saj. Arroganca e të pushtetshmit, sadizmi mbi më të dobëtin, dhuna mbi më të pamundurin, egërsia mbi atë që mendon ndryshe, agresioni mbi atë që flet e vepron ndryshe, dhe sidomos ideja e trashëguar nga rrënjët komuniste të PS, “shteti jam unë” duhet dhe do të marrin fund. Edi Rama nuk do rrëzohet thjeshtë si qeveri por sidomos dhe kryesisht si mendësi pushteti. Dallimi është esencial.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular