BallinaKryesoreU caktua koordinator për zgjedhjet, Halimi: Pranova kërkesën e mikut tim Basha....

U caktua koordinator për zgjedhjet, Halimi: Pranova kërkesën e mikut tim Basha. Do t’i shërbej familjes politike, nuk dua…

sh-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka pranuar se do të jetë koordinator i posaçëm politik i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe kjo për zgjedhjet e viitit 2021.

Një kthim në politikën aktive të Halimit, i cili tre vite më parë pati deklaruar largimin nga jeta politike për të realizuar një projekt profesional që e kishte si një ëndërr.

Në këtë postim ai thekson se angazhimi i tij nuk lidhet me një mandat deputeti. “Unë e pranova kërkesën e Lulzim Bashës për tu caktuar si “Koordinator i posaçëm politik i kryetarit të PDSH për 12 qarqet, në zgjedhjet e vitit 2021. Kurrë nuk do hezitoja të ndihmoja mikun tim Lulzim Basha, ashtu si kurrë nuk kam hezituar të ndihmoj dhe si antar i thjeshtë familjen tonë politike, gjatë gjithë jetës sime.
Kur thiresh për të shërbyer, askush nuk ka të drejtë të mos pranojë ti shërbejë familjes politike. Të shërbesh, për çdo antar të së djathtës politike, është detyrë, dhe nuk duhet lidhur kurrësesi me të qënit deputet. Unë nuk do jem deputet, por do ti shërbej familjes politike. Është koha të bashkohemi për ti shërbyer familjes sonë politike në këtë betejë”, shkruan Halimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular