BallinaAktualitetUniversiteti i Tiranës shkruan për 22-vjeçaren që humbi jetën nga Covid: Ndërpreu...

Universiteti i Tiranës shkruan për 22-vjeçaren që humbi jetën nga Covid: Ndërpreu…

Sot një lajm i hidhur tronditi vendin tonë, pasi një 22-vjeçare e prekur me koronavirus humbi jetën në spital.

Euxhena Jorgji nga Erseka, por që studionte në Tiranë, prej ditësh ishte në gjendje kome dhe e intubuar, e nuk mundi të mbijetojë.

Universiteti i Tiranës ka bërë një dedikim prekës në faqen zyrtare, teksa i shpreh ngushëllimet familjes për këtë humbje të madhe.

Shënimi i ndjerë i UT

Sot morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të studentes tonë Euxhena Jorgji. Me përfundimin me rezultat të larta të studimeve Bachelor në degën e Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë u regjistrua në Master Shkencor “Menaxhim Risku”. Largimi i parakohshëm nga jeta për shkak të Covid-19 i ndërpreu në mes të gjitha ëndrrat e saj.  Universiteti i Tiranës i shpreh ngushëllimet Familjes Jorgji, shokëve dhe shoqeve të saj për këtë humbje të madhe të vajzës dhe mikes së tyre.

Rektori i Universitetit të Tiranës

Prof. Dr. Artan Hoxha

118834454_658815804749109_5031546980097046763_o_copy_copy.jpg

107371163_613674132596610_7044338119759803142_o_copy.jpg

747c2f6cd86140f659c566d86a9eee9c_L.jpg

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular