BallinaAktualitetVendi i parë në Evropë që mposht koronavirusin, vaksinohet e gjithë popullsia

Vendi i parë në Evropë që mposht koronavirusin, vaksinohet e gjithë popullsia

Një ishull grek është bërë vendi i parë në Evropë që ka mposhtur koronavirusin.

Kastellorizo, shtrihet në detin e Egje, shumë afër bregut turk dhe nuk ka asnjë rast me covid dhe duket se është çliruar përfundimisht nga pandemia.

520 banorët rezidentë të ishullit kanë marrë dy dozat e vaksinave të Pfizer. Që nga marsi i kaluar, vetëm një rast COVID-19 është zbuluar në Kastellorizo.

Qeveria Greke po përpiqet të mbrojë ishujt e vegjël që nuk kanë spitale të mëdha duke vaksinuar tërë popullatën e tyre. Strategjia e Greqisë është që të bëjë të gjitha zonat e vogla dhe të largëta, pa COVID-19 përpara verës.

Ata do ta promovojnë këtë strategji ndërkombëtarisht, me shpresën për t’i dhënë një shtysë të re turizmit.

Shumë agjenci udhëtimesh tashmë e kanë kthyer vëmendjen e tyre në Kastellorizo ??dhe, sipas Ethnos Greqi, ata vlerësojnë se këtë vit do të shohë një rritje prej 35% të turizmit në ishull

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular