BallinaAktualitetFitim Zekthi zgjidhet koordinator për Komunikimin Social dhe Politik në PD

Fitim Zekthi zgjidhet koordinator për Komunikimin Social dhe Politik në PD

Analisti dhe pedagogu Fitim Zekthi ka marrë një rol të rëndësishëm në Partinë Demokratike.

Burime te startnews bëjnë me dije se Zekthi është emëruar koordinator kombëtar për Komunikimin Social dhe Politik në PD.

Ky emërim i Zekthit, vjen në kohën që Partia Demokratike po shpalos emrat e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e 25 prillit.

Emërimi i Zekthit vjen në një moment mjaft të rëndësishëm për PD-në, që gjendet përballë sfidës së madhe për të fituar zgjedhjet. Pak më herët Xhemal Gjunkshi u vendosu koordinator për sigurinë dhe Enno Bozdo si koordinator kombëtar për energjinë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular