BallinaKronikeLuan Daci i revoltuar pas vendimit të GJKKO: Puç, ndodh vetëm në...

Luan Daci i revoltuar pas vendimit të GJKKO: Puç, ndodh vetëm në Shqipëri! Do bëj rekurs

Gjyqtari Luan Daci foli i revoltuar pas vendimit të GJKKO për ta dënuar me 6 muaj burg, vendim që do t’i konvertohet në 12 muaj shërbim prove.

Anëtari i pezulluar i KPA, Luan Daci, tha për gazetarët se ky është një “puç i mirëorganizuar”, që sipas tij, do të dështojë. Ai u shpreh se do t’i bëjë urgjent rekurs këtij vendimi, ndërsa shtoi se nuk ndodh në asnjë vend të botës të dënohesh pa vepër penale.

“Brenda dy ditësh do bëj rekurs, vendim haptas të ligjshëm. Nuk ndodh në asnjë vend të botës të ndodhë. Jo, nuk largohem nga KPA. Ligji le të thotë çfarë të dojë, kam 100 vota nga Parlamenti. Sot unë urgjent do të bëj rekurs deri nesër në drekë. Le të jetë vendim i formës së prerë, vendimi final i përket Gjykatës së Lartë. Ky është një puc i mirëorganziuar, por do të dështojë. E drejta vonon, por nuk harron. Nuk ndodh në asnjë vend të botës të dënohesh pa vepër penale. Nëse nuk kryen një vepër të kundërligjshme, asnjëherë nuk ke faj, rrezikshmëri shoqërore. Në mënyrë absolute, të dyja vendimet do të prishen, janë të manipuluara”, u shpreh gjyqtari Daci.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular