BallinaKryesoreSot skadon afati, Basha mbledh në mbrëmje Kryesinë, rakordimet e fundit para...

Sot skadon afati, Basha mbledh në mbrëmje Kryesinë, rakordimet e fundit para dorëzimit të listave në KQZ

Kur kanë ngelur pak orë nga dorëzimi i listave me emrat e kandidatëve për deputetë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se po bën diskutimet e fundit sot.

Në orën 20:00, kryedemokrati Basha mbledh Kryesinë e PD-së për të konsultuar listën e kandidatëve për deputetë që ka menduar si më të mirët për t’ përballur me PS-në në zgjedhjet e 25 prillit.

Basha do të diskutojë me Kryesinë e partisë emrat që ai ka zgjedhur. Kjo lëvizje bëhet për të dhënë vendimin final dhe aprovimin kësaj liste, ndërsa ato duhet të dorëzohen në KQZ brenda orës 00:00.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular