BallinaAktualitetZbulohen emrat e pretendenteve për rolin e partneres së Salsano Rrapit në...

Zbulohen emrat e pretendenteve për rolin e partneres së Salsano Rrapit në “Portokalli”

spot_img
spot_img

Pas largimit të Eneda Tarifës nga pozicioni i moderatores në krah të Salsano Rrapit, ky i fundit dhe poroduksioni u vunë në kërkim të partneres së duhur në krah të tij

E ndonëse emrat e përfolur për të drejtuar “Portokallinë” kanë qenë të ndryshëm, tashmë burime pranë show-t kanë pohuar se moderatorja femër e tij do të jetë Fjoralba Ponari.

Pas përfundimit të “Më thuaj një dëshirë”, Ponari do të rikthehet në sezonin e ri të programit të humorit krah Salsanos dhe gjithë kastit të aktorëve. Pavarësisht emrave të përfolur, bëhet me dije se vendimi është marrë dhe drejtues të saj do të jenë Fjoralba dhe Salsano.

Nisja e sezonit të ri të programit më të ndjekur të humorit “Portokalli” në ekranin e “Top Channel” solli dhe shumë zëra se kush do të drejtonte spektaklin pas largimit të Eneda Tarifës, e cila u rikthye për vetëm 3 muaj.

Burimet tregojnë se emrat që kanë qenë pjesë e audicioneve për të marrë drejtimin e spektaklit krah Salsano Rrapit kanë qenë Ori Nebijaj, Lei Kraja, Rudina Dembacaj dhe Nevina Shtylla.

Pavarësisht gjithë emrave të përfolur, vetë vajzat e njohura të ekranit nuk kanë treguar asnjë detaj në llogaritë e tyre individuale. Lind pyetja, pse pikërisht Fjoralba në krah të Salsanos?

Burime pranë show-t kanë treguar se kjo ka qenë edhe një dëshirë e Salsanos për të qenë dominant në skenë, nisur nga natyra e qetë e Fjoralbës që njihet si ”vajza e mirë” e ekranit.

Ndryshe do të ndodhte me dy apo tre pretendentet e tjera, të cilat karakterizohen për protagonizëm dhe energji. Ndërkohë, kujtojmë që vendi vakant për prezantuese u krijua pas largimit të papritur të Eneda Tarifës, e cila i ishte rikthyer programit pas largimit të Xhemi Shehut.

Këngëtarja konfirmoi lajmin me një postim në “Instagram”, ku shprehej se është “momenti që të sjell në jetë projektet e saj pa e ‘shitur’ dhe pa e ‘blerë’ dikush”. Eneda Tarifa shkruante se u rikthye në skenën e “Portokalli” me mall, por rrugëtimi i saj përfundon këtu.

“Më duhet t’ju njoftoj se rrugëtimi  im me spektaklin “Portokalli” përfundon këtu. U riktheva me mall ne atë skenë, kur m’u propozua nga drejtuesit dhe në njëfarë mënyre ‘E nxora mallin…’ kur i thonë një fjale! Por është momenti që të sjell në jetë projektet e mia pa më “shitur” dhe pa më “blerë” dikush (sikurse shkruhet në disa portale) dhe vazhdoj të jap kontributin tim artistik për këtë vend. Faleminderit që jeni gjithmonë me mua dhe më keni mbështetur. Love you all!”, shkruante ajo.

Këngëtarja u rikthye në moderimin e spektaklit të humorit sezonin e kaluar, 4 vite pas largimit, duke zënë vendin e ish-koleges së saj, Xhemi Shehut. Ndërkohë, Salsano Rrapi nuk reagoi drejtpërdrejt për lajmet, megjithatë para disa ditësh publikoi një video nga ambientet “Top Channel” në shoqërinë e aktorit tjetër të humorit, Erdit Asllanaj, duke lënë të nënkuptohet se ai do të ishte sërish pjesë e “Portokalli”.

Ndërkohë, le të shohim se si do të shkojë komunikimi i tij skenik me Fjoralbën, e cila do të rikthehet në ekran pasi prej ditësh ndodhet në izolim, pasi ishte riinfektuar me Covid19. Moderatorja tregoi në bashkëbisedimin me ndjekësit se këtë herë simptomat ishin më të rënda dhe kishte pasur simptoma të tilla si: dhimbje kockash, temperaturë, kollë.

Gjatë kësaj kohe që po qëndron e izoluar, moderatorja kishte ndjerë mungesën e njerëzve të saj të dashur si dhe të stafit të punës. Fjoralba mori një surprizë shumë të bukur nga partneri i saj, Francesko Baholli, dhe stafi, të cilët i shkuan në shtëpinë e saj, për ta surprizuar. Ajo e emocionuar tej mase nga surpriza dhe e përlotur tregoi se e kishte marrë shumë malli për ta.

Ndërkohë, tashmë po rikuperohet për t’iu rikthyer skenës së “Portokalli”, ku emri i saj nuk është e vetmja risi. Duket se sezoni i ri i “Portokalli” do të vijë me shumë ndryshime nga ai i kaluari, ku po ashtu pamë që të largoheshin disa nga personazhet që prej vitesh ishin pjesë e tij, përfshirë këtu regjizorin Altin Basha.

Ndryshime me sa duket ka edhe në prapaskenë, pasi drejtues artistik i “Portokalli” do të jetë Filip Çakuli. Po ashtu, mësohet se regjia i është besuar Bledi Laços.

Kështu, “timoni” i emisionit traditë të Top Channel tashmë është në duart e figurave si Çakuli dhe Laço, ndërsa flitet se këto nuk do të jenë ndryshimet e vetme që do të shohim, të cilat pritet të zbulohen në premierën e sezonit të ri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular