BallinaPolitike25 prilli/Ja emrat që mungojnë në listat e PD! Gjysma e kryesisë...

25 prilli/Ja emrat që mungojnë në listat e PD! Gjysma e kryesisë lihet jashtë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se nuk ka mbetur i kënaqur me performancën e shumë prej të zgjedhurve të 2017-ës.

Pas një procesi disamujor që zgjati në selinë blu, kreu i PD-së Lulzim Basha nuk ka zgjedhur që të rikandidojë disa prej figurave të PD-së. Ndërkohë, në disa qarqe si Shkodra, Elbasani, Berati e Vlora, kreu i PD-së Lulzim Basha ka rrëzuar listat e 4 viteve më parë.

Kështu në qarkun e Shkodrës, kreu i PD-së ia besoi kreun e listës 4 vite më parë pedagogut Romeo Gurakuqi, por në këto zgjedhje për të nuk ka pasur hapësira në listë. Po kështu, edhe anëtarja e kryesisë së PD-së Izmira Ulqinaku, e cila në zgjedhjet e 2017-ës ishte e 7-a në listë në këto zgjedhje ajo është renditur poshtë asaj që konsiderohet si lista e gjelbër që përbën objektivin e PD-së.

Gjithashtu në qarkun e Shkodrës Basha nuk do të ketë në listë për kandidat për deputetë, Lorenc Lukën. Po kështu, edhe Bardh Spahia, i cili ka qenë mjaft aktiv edhe në opozitarizëm përgjatë kohës së pandemisë ka pësuar ulje në listën e PD-së. Në zgjedhjet e 25 prillit ai është renditur i 7-i në listë.

SURPRIZAT NË ELBASAN

Një tjetër qark ku kreu i PD-së Lulzim Basha ka rrëzuar listën e 2017-ës është edhe Elbasani. Në zgjedhjet e 25 prillit në listën për kandidat të PD-së në Elbasan nuk do të jetë asnjë prej atyre që u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e kaluara.

Kryesuesi i listës në 2017, Edmond Spaho, këtë herë do të kryesojë listën e qarkut të Korçës, ndërsa anëtari i kryesisë Endri Hasa dhe Taulant Zeneli, që ishte i katërti në listën e PD-së në zgjedhjet e 2017-ës nuk figuron në listën e PD-së. Po ashtu, në listën e PD-së nuk do të jetë as ish-kandidati i PD-së, Fitim Zekthi. Këtë herë lista e Elbasanit do të kryesohet nga Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Ndërkohë, risi në listën e PD-së është autorja Flutura Açka.

Emër i ri në këtë qark do të jetë edhe Lefter Gostenja, Dashnor Sula, që do të kandidojë për zonën e Peqinit e Belshit. Edhe qarku i Beratit ka pësuar një ndryshim total në krahasim nga zgjedhjet e kaluara, lista është thuajse e gjitha e re. Në këtë qark, Tomorr Alizoti futet për herë të parë në zgjedhje dhe do të pasohet me të dytin në listë nga Kasëm Mahmutaj.

Në zgjedhjet e 2017-ës, PD-ja mori vetëm një mandat, ndërsa në këto zgjedhje synon të rikuperojë minimalisht me një mandat. Në listën e PD-së për këto zgjedhje mungojnë edhe emra, si Florion Mima apo Genc Pollo. Ndonëse z. Mima ka qenë një prej bashkëpunëtorëve të Bashës për hartimin e programit ekonomik ai nuk është në asnjë vend të listës së PD-së.

Po kështu, edhe Genc Pollo, i cili u zgjodh deputet në zgjedhjet e kaluara në qarkun e Fierit, në këto zgjedhje nuk do të jetë në garë. Në listën shumë emërore të PD-së bie në sy mungesa e doktor Halim Kosovës, i cili kur kandidoi për kryetar Bashkie, mori më tepër vota në emrin personal sesa mori Partia Demokratike. Në listë bie në sy që thuajse gjysma e kryesisë së Partisë Demokratike ose janë lënë jashtë listës për kandidatë, ose janë renditur në pozicione jo të favorshme, çka vendos në pikëpyetje nëse do të dalin deputetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular